Sigal

Era Istrefi tashmë është një emër i njohur në të gjithë botën. Kënga e saj ‘Bonbon’ u kthye shumë shpejt në një hit internacional, duke u bërë e para këngë shqiptare që arrin më shumë se gjysmë miliard klikime në ‘youtube’.

Pas suksesit të këngës në fjalë, për Erën u hapën dyert e suksesit. Gjithçka nisi me firmosjen e një kontrate me një nga shtëpitë diskografike më të mëdha në botë dhe tashmë Era është e ftuar në koncerte në të gjithë botën, ndërkohë që vazhdon të prodhojë muzikë për tregun botëror. Por e mbani mend Erën në fillimet e saj? Para 4 vitesh kur ajo publikoi këngën e parë tërhoqi vëmendjen me stilin e veçantë. Këngëtarja ka eksperimentuar shumë me pamjen e saj që prej asaj kohe deri sot.

Nga bionde është kthyer në brune, ndërsa modelet që ka zgjedhur për flokët kanë qenë gjithmonë të veçantë dhe tërhiqnin vëmendje. Për më shumë hidhini një sy fotove shkëputur nga videoklipet e saj ndër vite.