Ellen DeGeneres gati të rikthehet në ekran pas akuzave të rënda ndaj saj

274
Sigal

Ellen DeGeneres do të rikthehet për të drejtuar sezonin e 18-të të emisionit të saj, ndërsa hetimet mbi akuzat për një vend toksik pune vijojnë.

Emisioni po akuzohet nga ish-punonjës se ka pasur ngacmime dhe racizëm në ambientin e punës, por pavarësisht kësaj, Ellen është vendosur të rikthehet me një slogan mjaft të veçantë në këtë periudhë: “Be Kind” për sezonin e saj të 18-të.

Pretendimet më të fundit ishin se ajo do të zëvendësohej nga emra të njohur si Sean Hayes, Kristen Bell, Melissa McCarthy apo edhe mikja e saj Jennifer Aniston.

Mirëpo, asnjë nga këto lajme s’ka rezultuar i vërtetë pasi vetë moderatorja po rikthehet në ekran, siç ka lajmëruar.

Madje, Ellen është gati të flasë edhe për akuzat të cilat po i rëndojnë prej disa kohësh.

DeGeneres ka lajmëruar se emisioni i saj nis më 21 shtator dhe atëherë do të dëgjohet edhe “e vërteta” e saj.

“Mezi pres të kthehem në punë dhe në studio. Dhe po, do flasim edhe rreth asaj teme”- ka thënë gazetarja.