Atletico Madrid refuzon ofertën e Juventusit për Moratën

359
Sigal

Juventus nuk po punon vetëm në fronin Suarez për sulmin në sezonin e ri. Klubi bardhezi synon edhe futbollistë të tjerë që mund të formojnë trinomin sulmues me Ronaldon dhe Dybala-n.

Mediat iberike raportojnë se Atletico Madrid së fundmi ka hedhur poshtë një ofertë prej 50 milionë eurosh për Alvaro Moratën. Sulmuesi nuk do ta shihte me sy të keq opsionin e kthimit në Torino, por blerja e Moratas nga Juvja është një operacion shumë i komplikuar për momentin.

Këmbëngulja e Andrea Pirlos, trajnerit të ri të bardhezinjve, për të pasur në dispozicion numrin 9 të “Los Colchoneros” ka qenë thelbësore në përpilimin e ofertës, që gjithsesi mbetet e pamjaftueshme për drejtuesit e Atleticos.