Ed Sheeran sapo publikoi këngën, që do të shoqërojë dasmat këtë vit

520
Sigal

Ed Sheeran vjen me këngën e radhës romantike.

Këngëtari britanik njihet për baladat e tij me tekste e tinguj shumë romantikë, në të cilat e gjejnë veten shumë njerëz e sidomos të dashuruarit në mbarë botën.

Shumë këngë të këngëtarin janë shndërruar në ‘himne’ të dasmave të martesave të çifteve dhe këngët si ‘Thinking Out Loud’ e ‘Perfect’ janë përdorur si kolonë zanore e vallëzimeve të para ose prerjes së tortës.

E duket se edhe për këtë sezon dasmash Sheeran është përkujdesur, që një këngë e tij të përcjellë momentet më të veçante të çifteve.

Ai ka publikuar këngën me titullin ‘Best part of me’, një baladë kjo që vjen si seri e bashkëpunimeve të albumit më të ri të këngëtarit.

Bashkëpunimi me Yebba është pritur shumë mirë nga fansat, pasi më në fund pas shumë këngëve të reja, që po publikon Ed Sheeran këto ditë, kjo është një këngë që i ngjan më shumë stilit për të cilin njihet artisti.

Ed Sheeran do të publikojë më 12 korrik albumin e tij me bashkëpunime, “No.6 Collaborations Project”, ku përfshihen këngë me Justin Bieber, Bruno Mars e Eminem e 50Cent ndër të tjerë.

 

Image