Dua Lipa konfirmon lidhjen e re të dashurisë me një puthje në publik

39
Sigal

Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri, Callum Turner, zyrtarisht janë në një romancë dhe tashmë ka edhe një “dëshmi” publike. Çifti i ri janë fotografuar së fundi duke u puthur në West Hollywood, Kaliforni, pas një darke romantike.

Turner, 33-vjeçar, duket mjaft i ëmbël pas Dua Lipës, ndërsa e përkëdhel dhe e përqafon yllin e pop-it. Kjo është edhe dalja e parë romantike e çiftit dhe një puthje ishte gjithçka që duhej për konfirmim.

Fituesja e “Grammy”-t dhe aktori i “Boys in the Night”, dukeshin mjaft elegantë ndërsa u fotografuan nga paparacët në një “Sushi Park”.

Dua dhe Callum, fillimisht hapën thashethemet për lidhje më 14 janar, kur të dy hanin darkë me miqtë në “R+D Kitchen” në Santa Monica, Kaliforni. Një dëshmitar tha për E! se dy artistët u dukën “shumë të afërt së bashku”.

Dua Lipa konfirmon lidhjen e re të dashurisë me një puthjeDua Lipa konfirmon lidhjen e re të dashurisë me një puthje