Dhurata Dora provokon me fotot e nxehta nga Spanja

839
Sigal

Dhurata Dora erdhi fuqishëm këtë verë me dy projekte muzikore, që e renditën këngëtaren në listat e më të dëgjuarve. Pak javë pasi publikoi “Ferrarin”, Dhurata Dora lançoi një duet me Azet, të titulluar “Fajet”. Ky është projekti i dytë i dyshes brenda pak muajsh, dhe që rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm po aq sa i pari.

Së fundmi, Dhurata ka ndarë me ndjekësit disa foto në rrjete sociale, ku si gjithmonë duket tepër joshëse. Fotot janë realizuar gjatë xhirimit të klipit të ri në Spanjë, ku këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan të zi, duke vënë në pah format trupore.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet shumë pozitive nga ndjekësit e saj, ku përpos komplimenteve të shumta për pamjen dhe format trupore, kanë qenë të shumtë dhe ata që e kanë vlerësuar Dhuratën si këngëtaren më të suksesshme të estradës shqiptare.