Demi Lovato i jep fund lidhjes pas një muaji

436
Sigal

Këngëtarja e njohur Demi Lovato është ndarë nga partneri i saj Mike Johnson. Sipas revistës E! Lidhja e tyre ka  zgjatur vetëm një muaj dhe tashmë flirti mes tyre ka përfunduar.

“Demi asnjëherë nuk i mori seriozisht takimet mes tyre, e nuk e kishte planifikuar të zgjaste më shumë”,-mësohet të kenë thënë burime pranë këngëtares.

NOA

Ndërkohë të afërt të Johnson janë shprehur se ai mendonte që Demi kishte një siguri tek vetja e saj që ishte shumë joshëse. Gjithashtu ai do donte një mundësi të dytë, ndonëse për momentin janë vetëm miq.