Prej kohësh e shkëputur nga ekrani, Almeda Abazi jep lajmin e mirë: Rikthehem së shpejti

372
Sigal

Almelda Abazi është martuar me aktorin turk Tolgahan Saysam dhe së bashku janë prindër të një djali të quajtur Efehan. Që kur Almeda u bë nënë la pak pas dorë projektet televizive dhe ato muzikore.

Mirëpo, mesa duket moderatores i ka ardhur koha të rikthehet në televizion.

Ditën e djeshme, Almeda është ndaluar nga gazetarët turk pas një dreke me mikeshat e saj ku tregoi se i mungon shumë televizioni dhe do të rikthehet me një projekt të ri.

Më mungon televizioni, kam një projekt dhe do rikthehem së shpejti”, tha Almeda. Megjithatë, ylli i  famshëm nuk zbuloi më shumë dhe për projektin që do e rikthejë në ekran.

Nuk dihet nëse Almeda do të vazhdojë të punojë në televizionet turke apo në ato shqiptare mirëpo do na duhet të presim dhe pak kohë për ta zbuluar.