Çpo ndodh me yjet e muzikës? Rita Ora dhe Dua Lipa kërkojnë ndihmë, ja arsyeja…

270
Sigal

Dy këngëtaret e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, u janë bashkuar kolegëve Ed Sheeran, The Rolling Stones, Sir Paul McCartney dhe 1.500 këngëtarëve të tjerë, për të nënshkruar një letër të hapur për qeverinë britanike. Ata i bëjnë thirrje qeverisë për veprime urgjente për të shpëtuar industrinë e muzikës. Në dekadën e fundit, muzika live në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë një nga sukseset më të mëdha sociale, kulturore dhe ekonomike. Por duket se e ardhmja e këtyre festivaleve dhe koncerteve si dhe e qindra mijëra njerëzve që punojnë në këtë industri, është e zymtë. Këngëtarët kërkojnë një strategji tre-pikëshe për rifillimin e muzikës live, si dhe një afat të qartë kohor për rihapjen e lokaleve ku luhet muzikë, duke respektuar rregullat e distancimit fizik. Gjithashtu, kërkohet një paketë gjithëpërfshirëse dhe përjashtim nga TVSH në shitjet e biletave. ”Është jashtëzakonisht e rëndësishme për artistë si unë që të flasin dhe mbështesin industrinë e muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar. Që nga fillimi, koncertet live kanë qenë një gur themelor për karrierën time. Jam krenare që kam pasur rastin të luaj në të gjitha nivelet, nga lokalet te koncertet madhështore. Por, mundësia që artistë të tjerë britanikë të shfaqen të marrin të njëjtën rrugë është në rrezik nëse industria nuk merr mbështetje të nevojshme nga qeveria në periudhën e përkohshme para se të gjitha lokalet, festivalet të jenë të gatshëm dhe të aftë të operojnë përsëri në mënyrë të pavarur”,-ka thënë Dua Lipa.