Sigal

Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer janë bashkë prej 2 vitesh dhe prej kohës kur lidhja e tyre u bë publike mediat nuk ndalojnë së shkruari për ta. Herë pas herë publikohen lajme nga jeta personale e çifti dhe duket se kjo gjë i ka shqetësuar shumë. Së fundmi në mediat turke po qarkullojnë disa foto ku Kivanç dhe Basak janë në momente intime.

Menjëherë këto foto bënë xhiron e rrjetit por, Kivanç ka arritur të ndalojë përhapjen e mëtejshme të tyre. Aktori i njohur ka urdhëruar avokatin e tij, të nisë një proces kundër resortit që ka publikuar fotot pa lejen e tij.