Charlize Theron flet për humbjen e peshës për rolet në filma: Nuk do ta bëj më kurrë

44
Sigal

Charlize Theron ka shpjeguar se trupi i saj ende mbart efektet e luhatjeve të peshës që iu nënshtrua në të kaluarën për t’iu përshtatur roleve të ndryshme në ekran.

Theron fitoi njohjen dhe një çmim Oscar për performancën e saj të jashtëzakonshme në filmin e mirënjohur të vitit 2003 “Monster”, ku ajo luajti së bashku me Christina Ricci-n.

Ndërsa ajo përmendi më parë se humbja e peshës së fituar për një film ishte relativisht e thjeshtë, ajo tani e ka tepër të vështirë të arrijë të njëjtat rezultate.

Pas shtimit të peshës prej 22 kilogramësh për filmin “Tully” të vitit 2018, Theron zbuloi se ajo vuajti shumë për t’u kthyer në peshën dhe formën e mëparshme.

Unë kurrë nuk do të bëj më një film dhe të them: “Po, do të shtoj 18 kilogramë”. Nuk do ta bëj më kurrë sepse nuk mund t’i heqësh”, tha Theron për Allure. “Kur isha 27 vjeç, bëra ‘Monster’, humba 13 kilogramë brenda natës, lashë tre vakte dhe u ktheva në peshën time normale.

“Më pas e bëra në moshën 43-vjeçare për ‘Tully’ dhe mbaj mend një vit përpjekje për të humbur peshë, thirra mjekun tim dhe i thashë: ‘Mendoj se po vdes sepse nuk mund ta humbas këtë peshë’. Dhe ai tha: “Je mbi 40 vjeç. Qetësohu. Metabolizmi yt nuk është ai që ishte”. Askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë”

Së fundmi Theron foli edhe për ndikimin që mund të kenë në trupin e saj xhirimet e filmave aksion.

Ajo që më shqetëson vërtet është se bëj filma aksion tani dhe, nëse lëndohem, më duhet shumë më shumë kohë për t’u shëruar sesa kur isha në të 20-at e mia”, tha aktorja për Allure. “Më shumë se fytyrën time, do të doja të kisha trupin tim kur isha 25 vjeç dhe të hidhesha pas murit dhe të mos më dhemb të nesërmen. Tani, nëse nuk ushtrohem për tre ditë dhe kthehem në palestër, nuk mund të eci. Nuk mund të ulem në tualet. Të gjitha ato momente janë shumë reale”.

.