Britney Spears reagon për ndarjen: ‘Nuk mund ta duroja më dhimbjen’

34
Sigal

Pas ish-partnerit të saj Hesam “Sam” Asghari, edhe Britney Spears konfirmoi ndarjen dhe foli për situatën.

“Siç e dinë të gjithë, unë dhe Hesam nuk jemi më bashkë,” shkroi Britney në Instagram. “6 vjet janë një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që jam pak e tronditur, por…nuk jam këtu për të dhënë shpjegime pse sepse sinqerisht nuk është punë e askujt! Por, nuk mund ta duroja më dhimbjen sinqerisht.”

41-vjeçarja vazhdoi të tregojë se si ajo ishte shtirur sikur gjithçka ishte mirë për një kohë të gjatë dhe vuri në dukje se jeta në rrjetet sociale “mund të duket e përsosur”, por në realitet është ndryshe.

“Do të doja të tregoja emocionet dhe lotët e mi se si ndihem vërtet, por për disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia,” vazhdoi ajo.

“Supozohet që të na duan pa kushte…jo me kushte. Kështu që unë do të jem aq e fortë sa mundem dhe do të bëj më të mirën time. Dhe në fakt jam goxha mirë. Gjithsesi kalofshi një ditë të mirë dhe mos harroni të buzëqeshni,” përfundoi këngëtarja.

Britney Spears reagon për ndarjen: ‘Nuk mund ta duroja më

Nga ana tjetër, Sam më parë la të kuptohet se çfarë shkoi keq sipas tij. Në një deklaratë të postuar në internet, modeli dhe trajneri i fitnesit tha:

“Pas gjashtë vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur t’i japim fund rrugëtimit tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për secilin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirat. Gjërat ndodhin. Të kërkosh privatësi duket qesharake, kështu që unë thjesht do të kërkoj që të gjithë, përfshirë mediat, të jenë dashamirës.”

Dokumentet e paraqitura në një gjykatë në Los Angeles të mërkurën cituan “ndryshime të papajtueshme” për divorcin dhe deklaruan se çifti ishte ndarë pothuajse tre javë më parë.

Ata u takuan në vitin 2016 dhe u martuan në qershor 2022.

Martesa e tyre ishte e para për Sam Asghari, 29 vjeç, dhe e treta për Spears, 41. Ajo u martua me Kevin Federline, me të cilin ka dy fëmijë – Sean dhe Jayden – në 2004 dhe u divorcua nga ai në vitin 2007. Ajo u martua me mikun e fëmijërisë Jason Alexander në vitin 2004, por martesa u anulua pas vetëm 55 orësh.