Sigal

Ditët e fundit këngëtarja Beatrix Ramosaj ndodhet me pushime në jug të Shqipërisë së bashku me miqtë dhe vëllain e saj. Nga këto ditë plot diell, këngëtarja ka publikuar disa foto shumë të bukura të shkrepura nga fotografi, Endrit Mërtiri. Këto imazhe i nxjerrin në pah trupin me forma të theksuara, gjë që bëri të ngrihen shumë dyshime, nëse këngëtarja ka bërë ndërhyrje në gjoks ose jo.

Nisur nga këto aludime, e pyetur nga ‘Iconstyle’, këngëtarja nuk preferoi të prononcohet duke thënë se nuk i ka parë ende lajmet pasi është më pushime.

“Aktualisht jam me pushime dhe nuk i kam parë ato që janë shkruar për mua. Nuk kam asnjë koment”, tha Beatrix.