Arrestohet i riu që sulmoi Bebe Rexhën, këngëtarja poston foto si duket pas 3 qepjeje në fytyrë

127
Sigal

Nicolas Malvagna, 27-vjeç është autori i sulmit të këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Ai është identifikuar me ndihmën e fansave të këngëtares, duke thirrur sigurinë dhe i treguar se ai ishte autori. Malvagna ndodhet në paraburgim nga policia dhe pritet të dalë të hënën në gjyq.

Nuk dihen arsyet që kanë çuar të riun për të bërë këtë, e ndërsa për shkak të këtij sulmi, këngëtarja ka bërë 3 qepje në vetull. Vetë bukuroshja ka postuar foto në profilin e saj në Instagram ku njofton fansat se “është mirë”.

Koncerti i së dielës në The Rooftop në Pier 17 ishte pjesë e turneut të këngëtares dhe kauntatores 33-vjeçare, të titulluar Best F’n Night Of My Life.