Ja kujt ia dedikon suksesin Dren Abazi

481
Sigal

Kantautori i njohur Dren Abazi ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të zbuluar më tepër rreth koncertit që do të mbajë në Amfiteatrin e Gërmisë, në Prishtinë. Ndonëse jo shumë aktiv në projekte muzikore, Dren Abazi, është një artist që ka krijuar identitetin e tij në muzikën shqiptare, me një karrierë 10- vjeçare e shumë fansa besnikë.

I pyetur nga Bieta se kujt ia dedikon suksesin e këtyre viteve, kantautori përmendi menjëherë familjen, e veçanërisht të atin.

“Është familja që më ka përkrah, është babi që gjithnjë ka qenë mbështetës dhe shtytës në këtë drejtim, sepse edhe ai ka qenë në vitet 80-të një muzikant i njohur në Kosovë”, tha Dreni.