Aktorja shqiptare e thotë hapur: Nuk kam pasur kurrë të dashur, për të e lë aktrimin

329

Aktorja Erza Ramuka e njohur për rolin e Tringës në serialin “O sa mirë” ka rrëfyer detaje të reja nga jeta e saj.

Në një intervistë për “Mirage”, aktorja ka treguar se ishte beqare dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë lidhje në jetën e saj.

“Nëse është për dikë që ia vlen, nuk do e vazhdoja këtë profesion. Nëse e gjej dikë në jetë që përshtatemi.

Por edhe nëse nuk përshtatemi, për hir të dashurisë dhe sinqeritetit, pse jo ndoshta e kisha ndërprerë aktrimin. Por ama për dikë që ja vlen.

Deri sot nuk e kam bërë se jam shumë e re dhe nuk e kam pasur dikë në jetë. Nuk i dihet jetës, ndoshta vjen dikush që do ja vlejë”, u shpreh aktorja.