Sigal

Leyla Tanlar është aktorja e dashur turke, e cila për publikun shqiptar u bë e njohur në rolin e ‘Xhansu’ në serialin “Fate të kryqëzuara”. Pas këtij roli emir i saj u bë shumë i lakuar në të gjitha mediat dhe aktorja mori shumë oferta bashkëpunimi. Pavarësisht kësaj, Leyla vendosi të mos pranojë asnjërën prej tyre dhe të bënte disa kohë pushimi.
Por duket se tundimit për t’u bërë pjesë e serialit më të ri turk “Sahin Tepesi’, nuk i ka rezistuar dot.

Në një lajm të publikuar nga ‘Xing.al’, shkruhet se “Xhansu” do të jetë pjesë e serialit në një rol të rëndësishëm, i cili pritet të rrëmbejë zemrat e publikut.
Pjesë e kastit të aktorëve janë edhe aktorë të tjerë shumë të njohur si, ‘Dilara’, Esra Dermancioglu e bërë e njohur në rolin e ‘Xhenet’ tek “Sulltanesha Kosem”, Zerrin Tekindor të cilën e kemi parë në serialet “Dashuri e ndaluar”, “Kuzey Guney”.