Sigal

Një zjarr masiv ka përfshirë një ndërtesë  pranë ambasadës së Arabisë Saudite në Londër. Siç raportojnë mediat vendase, dëshmitarët kanë zbuluar se kanë dëgjuar shpërthim, ndërsa nuk raportohet për viktima.

Të paktën 40 zjarrfikës janë dërguar në Chesterfield Street, Mayfair për të shuar zjarrin, pasi morën njoftimin rreth orës 09:16 të mëngjesit të së premtes.  Zjarrfikëset raportojnë se zjarri ka rënë në një restorant që ka disa apartamente lart. Ndërsa aktualisht nuk dihet ende shkaku i ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse ngjarja ka lidhje me vrasjen e gazetarit të Washington Post, disa javë në parë në ambasadën saudite në Turqi.