“Afrohen fshehtas te dera dhe më vjedhin punën”, shpërthen Genc Prelvukaj, akuzon publikisht kolegët e tij për kopjim projektesh muzikore

292
Sigal

Genc Prelvukaj kohë pas kohe është aktiv me postime në rrjete sociale, me të cilat prek tema të ndryshme. Së fundi, ai ka ngritur si shqetësim çështjen e kopjimit të skenave të klipeve, gjatë kohës kur ata xhirojnë. Në një status në “Instagram” ai ka shkruar se si hajdutë ata vjedhin idetë dhe më pas i realizojnë në studiot e tyre muzikore, por sipas tij me një cilësi shumë të dobët. Këngëtari nuk ka treguar se kujt ja drejton këto fjalë, por mesa duket ai është mjaft i revoltuar me kolegët e tij. “Ne studio tek ne, shpesh vijne disa njerez, na afrohen fshehtar te dera, na incizojne punen, dmth i vjedhin idete, motivohen, marrin shembull, pastaj kthehen e i realizojne ne studiot e tyre ato qe i degjojne. Gjithsesi nxitojne per ti nxjerre para nesh. Mua sme vjen keq, sepse me kete pune treojne sa te medhenj e te pashterrshem jemi ne, e sa te harxhuar jane ata. E vetmja gje qe me vjen keq eshte qe i realizojne tmerresisht dobet”, ka shkruar këngëtari.