1 muaj pas lindjes, supermodelja Karlie Kloss zbulon emrin e veçantë të bebushit!

198
Sigal

Më 11 mars, Karlie Kloss lindi fëmijën e saj të parë. Pothuajse një muaj më vonë ajo postoi një foto të dorës së djalit dhe me elegancë, zbuloi emrin e tij:

“Levi Josepsh 3.11.2021”

Karlie tregoi gjithashtu unazën prej floriri nga Alison Lou, me një çmim rreth 975 dollarë, që shkruan fjalën “mama”.

“Levi” është një emër me origjinë hebraike dhe do të thotë “i bashkuar në harmoni”. Ai ishte djali i Jacob dhe Lea-s në “Dhjatën e Vjetër të Biblës”. Edhe “Joseph” është një emër me origjinë hebraike dhe nënkupton “të japësh”, “të rrisësh” apo “të shtosh”.

Karlie dhe bashkëshorti i saj, Joshua Kushner së pari njoftuan se ishin në pritje të një fëmije në fund të tetorit.

1 muaj pas lindjes, supermodelja Karlie Kloss zbulon emrin e veçantë