Zgjidh sportin e duhur për ty

766
Armiku numër një i shëndetit dhe formave tona është jeta sedentare. Për të fituar ndaj saj, çdo formë e aktiviteteve fizike është e mirëpritur, nga stërvitja me intensitet të lartë, tek sportet e stinës, një shëtitje e thjeshtë.
Për të pasur rezultatet maksimale nga një stërvitje, nuk janë të gjitha disiplinat njësoj, sidomos nëse kemi pak kohë në dispozicion.
Kënaqësia e para
Rregulla numër një është të zgjedhim disiplinën sportive që na pëlqen. Lëvizja duhet të jetë një aktivitet zbavitës . Kjo është mënyra më e mirë për tu motivuar për të fituar ndaj përtacisë. Ndërsa një sport që është i mërzitshëm, dhe i lodhshëm është i destinuar të braktiset në pak kohë.
Për të fuqizuar dhe tonifikuar muskulaturën
Stërvitja e duhur është ajo me intensitet të lartë, qoftë dhe me sesione të shkurtra. Displina më popullore në këtë periudhë është crossfit apo Trx, me të cilin bëhen ushtrime në këmbë ose në tokë me ndihmën e një tërheqësi.
Për të djegur kalori e për tu dobësuar
Sportet idelae janë ato që kërkojnë një punë më të gjatë dhe me një intensitet mesatar dhe konstant. Si për shembull ecja, apo ecja e shpejtë, apo biçikleta, vrapi. Aktivitetet aeorbike janë ato që djegin më shumë yndyrna, ndërsa anaerobike konusmojnë m ë shumë sheqerna.Nëse objektivi është rënia në peshë zgjidhn i të parin. Mjaft efikase janë dhe taekvvondo, artet marciale me të cilat djeg rreht 770 kalori në orë, apo dhe noti që të harxhon 700 kalori në orë.
Për të luftuar stresin
Aktiviteti fizik liron endorfinën, largon mendimet negative dhe përmirëson humorin. Pra, çdo formë lëvizjeje është e mirë për të luftuar stresin.
Kundër dhimbjes së kurrizit në zyrë
Gjimnastika posturale është mjaft e mirë për të lehtësuar kontraktimet muskulore. Ka mjaft ushtrime të thjeshta që mund ti mësoni nga një instruktor dhe ti bëni përditë edhe kur jeni para tavolinës së punës. Disiplina e Pilates, që përmirëson elasticitetin dhe tërheqjen e muskujve është e rekomanduar.
Sigal