Zbuloni problemet shëndetësore që sjell ankthi

472
Ndryshe nga problemet e tjera që shfaqen farë dallueshëm në pamjen fizike, ankthi është një gjendje që fillon pa kuptuar, qëndron e fshehur e më pas bëhet arsyeja e problemeve të mëdha me depresionin, e më keq akoma, duke çuar deri në vetëvrasje.
23-vjeçarja Brittany Nichole Morefield, një blogere dhe artiste që merret me produkte të kozmetikës nga Amerika, vendosi të shpjegonte se si është të jesh me ankth, duke u bërë thirrje të tjerëve që ta marrin seriozisht problemin e të kërkojnë ndihmë. Përmes disa fotove të përshkruara poshtë, ajo tregon eksperiencën e saj dhe mënyrën se si jetohet kur ke ankth.
”Tani e mendoj kuptoj se gjithmonë kam përjetuar ankth, dhe thjesht nuk e kam kuptuar. Pas shumë e shumë kohësh, pra tani… unë e kuptova, po ashtu edhe familja ime e cila nuk dinte ç’po ndodhte me mua. Shumë njerëz më thanë se kjo gjë ishte thjesht një torturë psikologjike dhe se po ndodhte thjesht në mendjen time, e cila largohet duke bërë një gjumë të mirë. Por unë e dija mirë se nuk ishte kjo… Ankthi nuk është vetëm një moment kur ke probleme me frymëmarrjen apo përjeton frikë. Ankthi është të zgjohesh në orën tre të mëngjesit papritur, me të rrahura të shpejta zemre, me marrje fryme, me shtrëngim në kraharor. Me lot, me të qara, me dhimbje fizike, me të vjella, me kruarje të shpeshta të këmbëve apo krahëve dhe faqeve. Ankthi është i rrezikshëm dhe mund të të shkatërrojë, ashtu i fshehur brenda trupit”, poston ajo poshtë fotos në Facebook.
Postimi i saj u kthye menjëherë virale. Duke prekur mijëra njerëz në gjithë botën. Ajo pati reagime nga 185 mijë përdorues të Facebook. Më mijëra komente, njerëzit thonë se ajo e ka treguar pikë për pikë këtë problem që mesa duket edhe ata e kishin. Një përdoruese e Facebook, një grua e quajtur Izabela Skowronska, komentoi: “Kjo është gjëja më e mirë që kam lexuar ndonjëherë rreth ankthit. Unë jam me ty dhe të mbështes me gjithë zemrën time“.
Sigal