Zbuloni pijen që shkrin yndyrat

568
Sigal

Nëse dëshironi të humbni
në peshë, përgatiteni këtë pije dietale, e cila përbëhet nga xhenxhefili,
domatja, limoni, selino dhe specat djegës.

 

Të gjithë
përbërësit posedojnë fuqinë për ta përshpejtuar metabolizmin dhe të largojnë
edhe yndyrat më rezistuese nga organizmi. Konsumoni rregullisht këtë pije, kini
kujdes rreth ushqimit që e konsumoni dhe rezultatet e para do t’i vëreni pas
një muaji,

 

 

 Për një sasi prej 220 ml pije dietale ju
nevojiten:

– 1 gotë lëng
domatesh;

– 1/4 e gotës
lëng limoni;

– 1 pjesë
xhenxhefil;

– 1 spec
djegës;

– 2 kërcej
selino (madhësi mesatare).

Përgatitja:

Përzini lëngun
nga domatja, lëngun nga limoni, xhenxhefili dhe specin djegës. Më pas, pijen e
derdhni në gota të thella dhe e zbukuroni me selino. Derisa ta konsumoni, mund
të përtypni selinon. Sugjerohet ta pini për çdo ditë nga tri gota të kësaj
pije, midis shujtave. Pijen ta ruani në frigorifer. Në muajt e ngrohtë mund t’i
shtoni edhe copëza prej akulli.