Zbokthi i flokut/ Ja maska natyrale për eleminimin e tij

679

Gazeta Telegraf/


Zbokthi është një problem që ndodh kur keni lëkurë shumë të thatë të
kokës dhe kur përdorni shampo të papërshtatshme për larjen e flokëve. Sipas
studimeve thuhet se stresi dhe dieta e varfër ushqimore janë disa nga faktorët
kryesorë që ndikojnë në formimin e zbokthit gjithashtu.

Ja një
metodë natyrale shumë efektive që ndikon në eleminimin e zbokthit:

Sigal

Përbërësit: 2 të bardha veze, lëngu i freskët i gjysmë kokrre limoni

Përziejni përbërësit në një tas
qelqi. Aplikojeni masën e krijuar nga rrënja e flokëve deri tek majat. Mbajeni
maskën për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni kokën duke përdorur një shampo pa
kimikate. Maskën përsëriteni 1 herë në javë.

Kjo maskë ndihmon në eleminimin e
zbokthit duke hequr të gjitha qelizat e vdekura dhe papastërtitë të tjera të
lëkurës së kokës.