Vaji i kokosit – “vaji që bën mrekulli”

858
Sigal

Vaji i arrës së kokosit ka vlera të shumta për shëndetin
e njeriut si në profilaksi, ashtu edhe në kurimin e mjaft sëmundjeve,
veçanërisht për lëkurën. Tashmë nga mjekësia moderne ajo konsiderohet si “vaji
që bën mrekullitë”.

Vaji i arrës së kokosit është një
antioksidant i fuqishëm, duke mbrojtur organizmin nga radikalet e lira, të
cilat shkaktojnë plakje dhe degradim të organizmit në përgjithësi

Vlerat terapeutike:

Redukton peshën trupore dhe
shkrin yndyrat;

Përmirëson metabolizmin;

Forcon sistemin imunitar;

Vret Viruset që shkaktojne grip, herpes, hepatit C, SARS, SIDA, fruth, etj;

Vret mikrobet që shkaktojne ulcera, acarime fyti, acarime në rrugët urinare,
sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe kavitete, pneumoni, gonorre, etj;

Parandalon diabetin nëpërmjet stabilizimit të sheqerit në gjak, përmirësimit të
sekretimit të insulinës dhe funksionimit të glukozës;

Parandalon osteoporozën. Vaji i arrës së kokosit përmirëson përvetësimin e
kalciumit dhe magnezit, të cilat janë minerale mjaft të rëndësishme për dhëmbë
dhe kocka më të forta. Për këtë arsye, vaji i kokosit është shumë i dobishëm
për gratë që vuajnë nga osteoporoza pas moshës së mesme;

Parandalon kolitin dhe ulcerën e stomakut;

Qetëson acarimet dhe lehtëson dhimbjet e hemorroideve;

Parandalon tumoret e gjirit, kolonës dhe tumoret e tjera;

Redukton kolesterolin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës;

Jep energji të shtuar dhe e mbron trupin nga lodhja dhe këputja. E mban
organizmin gjithmonë të tonifikuar dhe ruan e shton masën muskulore;

Mbron veshkat dhe fshikëzën e urinës nga sëmundjet si dhe shkrin gurët në
veshka;

Mbron dhe fuqizon aktivitetin e mëlçisë. Vaji i arrës së kokosit redukton
ngarkesën e punës së mëlçisë dhe gjithashtu parandalon akumulimin e yndyrnave;

Çliron stresin dhe çlodh trurin;

Kuron epistaksin (gjakrrjedhjen nga hundët);

Kuron çrregullimet menstruale;

Kuron migrenën;

Lufton astmën tek fëmijët;

Përmirëson laktacionin tek nënat me fëmijë në gji;

Lufton autizmin;

Përmirëson qarkullimin e gjakut;

Kuron refluksin ezofageal;

Është analgjezik për dhimbjet e shpinës;

Kuron artritet dhe sëmundjet reumatizmale;

Vaji i arrës së kokosit nuk ka asnjë efekt anësor.

Për rënien nga pesha

Vaji i arrës së kokosit është
dobiprurës dhe konsumimi i tij është një nga metodat e efektshme për të rënë në
peshë. E veçanta e vajit të arrës së kokosit është se ka shume pak kalori,
është lehtësisht i tretshëm nga organizmi dhe nuk depozitohet në trup në formën
e indeve dhjamore.

Vaji i arrës së kokosit ka veprim
të trefishtë në organizmin e njeriut për sa i përket rënies në peshë: së pari,
ai përmban me shumicë acide yndyrore të pangopura, të cilat rrisin shkallën e
metabolizmit të organizmit nëpërmjet rritjes së funksionalitetit të sistemit
endokrin, duke lehtësuar mjaft punën e pankreasit. Në këtë mënyrë, organizmi
ynë humbet më shumë kalori gjatë aktivitetit të tij, duke bërë që të shkrihen
yndyrat.

Së dyti, vaji i arrës së kokosit
përmirëson mjaft tretjen, nëpërmjet përvetësimit më të mirë nga organizmi i
vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera ushqyese. Yndyrnat e pangopura të
këtij vaji kanë cilësi anti-bakteriale, të cilat ndihmojnë stomakun dhe zorrët
të mbrohen nga parazitët e kërpudhat, të cilat shkaktojnë tretje të ngadaltë
dhe çrregullime të tjera në traktin tretës.

Së treti, ai redukton oreksin duke bërë që personat, të cilën e konsumojnë këtë
përpara ushqimit, të hanë më pak.

Përdorimi:

Për reduktimin e peshës,
rekomandohet konsumimi i 1 luge gjelle gjysmë ore përpara ushqimit.

Për lëkurën dhe flokët

Vaji i arrës së kokosit përdoret
si përbërës bazë në industrinë e kozmetikës për shumë produkte si sapunë,
locione dhe kremra që përdoren për kujdesin ndaj lëkurës. Gjithashtu vaji i
kokosit ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes për shkak të vetive të
tij të njohura antioksiduese.

Vlerat terapeutike:

Rigjeneron lëkurën, duke
mbështetur balancën kimike natyrale të sajë

Vepron si nje hidratant efektiv për të gjitha llojet e lëkurësë

Vret kërpudhat që shkaktojnë probleme në lëkurë, alopecian (rënien e flokëve),
psoriazën, ekzemat, dermatitet dhe infeksione të tjera;

Zbut lëkurën dhe ndihmon të qetësohen lëkurat e thata e delikate;

Parandalon rrudhat dhe probleme të tjera të moshës;

Siguron mbrojtje për lëkuren nga rrezet e dëmshme UV;

Ndihmon në rastet e skalpit të thatë;

Kuron djegiet dhe çarjet e lëkurës;

Kuron infeksionet gjenitale;

Kuron alergjitë;

Redukton aknet;

Largon mykun që shkaktohet në mesin e gishtave të këmbëve;

Dhuron flokë me shkëlqim dhe jetë;

Parandalon dhe largon zbokthin;

Stimulon rritjen e flokëve.

Përdorimet

Vaji i arrës së kokosit ka shumë
mënyra për t’u përdorur. Karakteristika e tij unike është se ka një pikë
shkrirje të lartë: ai shkrin në temperaturën 25 gradë C. Kjo do të thotë që
është në trajtë të ngurtë në temperaturë dhome. Për ta shkrirë atë zhysni
ambalazhin e vajit të arrës së kokosit në një enë me ujë të ngrohtë dhe ai do
të shkrijë pas pak çastesh.

Kujdes! Nuk duhet të vendoset në mikrovalë apo sobë, sepse do të ndikonte tek
vetitë e tij kuruese.

Për stresin dhe depresionin

Lagni zonën e tëmthave dhe më gjerë me vaj të arrës së kokosit dhe bëni një
masazh të lehtë tek tëmthat dhe koka në formë rrethore për disa minuta. Kjo
terapi do të reduktojë stresin dhe do të çlodhë trurin.

Kurimin e epistaksit (gjakderdhjes nga hunda)

Në rastet e të ftohtit ekstrem, si dhe në rastet e patologjive dhe
çrregullimeve të tjera, pjesa e brendshme e hundës thahet se tepërmi. Lyeni
pjesën e brendshme të hundës me vaj të arrës së kokosit, duke e masazhuar lehtë
me gishta. Përsëriteni shpesh këtë veprim dhe kjo do të forcojë kapilarët dhe
do të ndihmojë në parandalimin e këtij fenomeni.

Për nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri

Për shtimin e qumështit rekomandohet konsumimi i 3 lugë e gjysëm gjelle në ditë.

Për uljen e barkut pas shtatzënisë

Masazhoni barkun për rreth 10 minuta me vaj të arrës së kokosit. Pas masazhit,
lëreni rreth 30 minuta deri sa lëkura ta thithë vajin krejtësisht. Gjithashtu,
kjo shoqërohet me konsumin e 1 luge gjelle tre herë në ditë para buke. Volumi i
barkut do të bjerë gradualisht brenda një kohe relativisht të shkurtër.

Për dhimbjen e shpinës dhe muskujve

Masazhoni shpinën dhe muskujt që ju dhembin për rreth 10 minuta me vaj të arrës
së kokosit. Pas masazhit, lëreni rreth 30 minuta deri sa lëkura ta thithë vajin
krejtësisht. Pas disa masazheve, dhimbja do të largohet.

Për tharjen e lëkurës së fytyrës

Nëse e ndjeni fyrtyrën të “tërhequr”, atëherë aplikoni një shtresë të trashë
gjalpë kokosi për 15 minuta. Mos harroni ta hiqni më pas me ujë të ngrohtë.

Për djegiet apo çarjet e lëkurës

Hidhni mbi lëkurë disa pika vaj arre kokosi dhe e shpërndani lehtësisht me
gishta. Vaji krijon një shtresë të hollë mbrojtëse (e mbron lëkurën nga
pluhuri, bakteret dhe viruset) dhe shpejton procesin e shërimit duke
rigjeneruar indet e dëmtuara.

Si ushqyes për rigjenerimin e
flokëve dhe kundër elektrizimit

Vaji i arrë së kokosit është
perfekt për flokë kaçurrela dhe të drejta. Mban krehjen (fenirimin), eviton
elektrizimin, u jep flokëve shkëlqim e butësi dhe riparon dëmtimet. Vajin e
arrë së kokosit mund ta përdorni për flokë në një nga këto tri mënyra. Së pari,
për përkujdesje të thellë të flokëve aplikoni 3 deri 4 lugë vaj arre kokosi
para gjumit. Hidhni në pëllëmbët e duarve pak vaj arre kokosi dhe bëjini masazh
lëkurës së kokës. Së dyti, flokët i mbështillni me kapelë të dushit dhe
mëngjesin tjetër i lani si zakonisht. Së treti, nëse kjo gjë ju duket e
komplikuar, aplikoni vajin në të njëjtën mënyrë, por lëreni të paktën 1 orë dhe
nëse keni mundësi, 2 deri 3 orë. Pastaj lani flokët me shampo, si zakonisht.

Për largimin e zbokthit

Përdorni vajin e arrës së kokosit përpara se të përdorni shampo. Bëni masazh në
lëkurën e kokës me dy lugë vaj kokosi gjysmë ore para se ta përdorni shampon në
flokë. Pas disa aplikimesh, zbokthi do të largohet.

Skrab për trupin tuaj

Përzieni sheqer me vaj arre kokosi. Aplikojeni në tërë trupin dhe lëreni rreth
30 minuta deri sa lëkura ta absorbojë krejtësisht. Pas dushit do të keni një
lëkurë super të butë.

Për buzët dhe pjesët e trupit të ekspozuara në diell

Lyhen pak buzët dhe pjesët e trupit që rrezikohen nga rrezet UV me vaj arre
kokosi për hidratim dhe mbrojtje. Vaji përmban faktor mbrojtës 4 (SP4) dhe në
këtë mënyrë do ju mbrojë nga dielli në mënyrën më të mirë.

Për bebet

Nëse fëmija juaj ka acarime lëkure ky është vaji ideal për ta qetësuar.
Aplikoni direkt në lëkurën e tij çdo ditë.

Për pjesën e syve

Aplikohet në këtë zonë delikate për të evituar qeskat poshtë syve, rrathët e
errët, apo rrudhat. Lyeni gishtat me vaj arre kokosi dhe masazhoni lehtë me
gishta zonën e syve. Prisni derisa lëkura e syve ta thithë atë plotësisht.

Përdorime të tjera

Për gatim

Vaji i kokosit është një ndër produktet më të ushqyeshëm që mund të konsumoni.
Përdoret në gatim, në supra, sallatra, mund të zëvendësoni gjalpin, në byrek,
etj.

Për depilim

Depilimi me brisk është një opsion shumë praktik, por përdorimi i ujit me
shkumë nuk është ideale pasi shpesh herë lëkurën e lë shumë të thatë.
Këshillohet që mos të përdorni asnjë xhel, por të përdorni vajin e arrës së
kokosit në vend të xhelit. Lyeni këmbët paraprakisht me të, pastaj mund të
depiloheni me brisk. Pasi të keni mbaruar këmbët, ose pjesë të tjera të trupit,
do të vëreni që janë aq të lëmuara dhe të hidruara sa do të habiteni tërësisht
nga rezultati.

Si pastë për dhëmbë

Ka shumë receta për këtë, por përzierja e tij me sodë buke është më efikase.
Raporti është 3 lugë gjelle vaj arre kokosi me 4 lugë gjelle sodë buke. Vaji
shkrihet dhe përzihet me sodën dhe është gati për përdorim. Në këtë mënyrë do
të kemi më pak raste për të shkuar tek dentisti.

Për të pastruar grimin

Përdoret një pambuk i lyer me vaj kokosi dhe pastrohet make-up’i me shumë
kujdes pa e tërhequr lëkurën. Do të mrekulloheni nga efekti i tij i
menjëhershëm.

Për burrat (për rroje)

Kjo do të ruajë lëkurën nga dëmtimet apo acarimet që shkaktohen gjatë rrojës.

Si deodorant

Ky vaj mund të përdoret si deodorant (anti-djersë) dhe është akoma më efektiv
nëse përdoret me pudër ose sodë buke.

Kundër insekteve

Përzieni vaj kokosi me vaj esencial të nenexhikut ose livandos, lyeni lëkurën
dhe insektet nuk do të afrohen. Është shumë më e efektshme se produktet qe
shiten posaçërisht kundër insekteve.

Për pastrimin e mobiljeve dhe veshjeve të lëkurës

Pak vaj kokosi përzier me lëng limoni, është fantastike për mobiljet.

Sa duhet konsumuar në bazë të
peshës trupore që kemi?

79 kg e më tepër – 4 lugë gjelle
në ditë;

68 kg – 3 lugë e ½ gjelle;

57 kg – 3 lugë gjelle;

45 kg – 2 lugë e ½ gjelle;

34 kg – 2 lugë gjelle;

23 kg – 1 lugë e ½ gjelle;

11 kg – 1 lugë gjelle.