Temperaturat janë të ulëta? Ja ushqimet me shumë kalori, që duhet të konsumoni

692
Duke qenë se jemi në stinën e dimrit dhe temperaturat janë të ulëta, ne kemi nevojë të marrim më tepër kalori me ushqimet që konsumojmë, për ta përballuar më mirë të ftohtin dhe për ta ruajtur normale temperaturën e brendshme të trupit tonë. Ekzistojnë disa ushqime hiperkalorike që mund të konsumojmë, por gjithnjë me shumë kujdes, pasi konsumi i tyre na bën të shtojmë më lehtë në peshë. Pra, çdo gjë duhet konsumuar me kriter.
Ushqimet e fast-food-eve. Të gjithë e dimë se ushqimet me përmbajtje të lartë në yndyra, përmbajnë shumë kalori. Kjo gjë vihet re edhe në ushqimet e blera në fast-food-e.
Çokollata e zezë. E pasur në karbohidrate dhe yndyrë, çokollata e zezë nuk ju ndihmon vetëm në kujtesë, por edhe në mbajtjen normale të raportit prodhim-shpenzim energjie në trupin ttuaj gjatë dimrit.
Patatet e skuqura. Për të njëjtën arsye të përmendur edhe më lart, pra atë të përmbajtjes së lartë në yndyra, patatet e skuqura konsiderohen hiperkalorike.
Frutat e thata si arrat, bajamet, lajthitë etj. Të gjitha frutat e thata kanë përmbajtje të lartë kryesisht në yndyra dhe kjo i bën ato shumë të preferuara në stinën e dimrit, për ta përballuar më lehtë të ftohtin.
Groshët. Të gjithë thonë se ato përmbajnë shumë kalori dhe kanë të drejtë. Fasulet nuk kanë vetëm përmbajtje të lartë në fibra dhe proteina, gjë që i bën shumë të shëndetshme për organizmin, por kanë edhe një sasi të lartë kalorish që na ndihmon t’i përballojmë më lehtë temperaturat e ulëta të dimrit.
Mishi. Gjithë produktet e mishit janë një burim i mirë i karbohidrateve, proteinave dhe hekurit që janë të nevojshme për organizmin, por edhe për të përballuar më mirë të ftohtin.
Makaronat dhe produktet e tjera të brumit. Jo më kot na thuhet që brumërat të shëndoshin më lehtë dhe kanë të drejtë, pasi ato janë ushqime hiperkalorike dhe nëse e teprojmë duke i konsumuar, mund të shtojmë goxha në peshë.
Ëmbëlsirat. Nuk ka rëndësi lloji i ëmbëlsirës. Ato janë të pasura në karbohidrate, gjë që i bën të preferuara në stinën e dimrit për gjithë energjinë që i japin organizmit tonë.
Sigal