Vendi më i shëndetshëm është Singapori, Shqipëria e 38-ta

499
Singapori është emëruar vendi më i shëndetshëm në botë, sipas një liste e cila i ka radhitur shtetet bazuar në të dhënat nga Kombet e Bashkuara, Banka Botërore dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Lista e lëshuar nga Bloomberg radhitë çdo vend me një popullsi prej 1 dhe më shumë milion banorë, nga vendi më i shëndetshëm deri tek vendi më i pashëndetshëm në botë.
Radhitja e çdo vendi në listë ishte llogaritur në bazë të të dhënave shëndetësore të tyre, që tregojnë proporcionet e të rinjve që pinë duhan, numrin e njerëzve me kolesterol të rritur dhe të dhëna të tjera.
Singapori erdhi me një arritje totale prej 89.45%, Italia e dyta me 89.07% dhe Australia e treta me 88.33%.
Kosova nuk është shfaqur në listë, ndoshta për shkak të faktit se nuk është anëtare në Kombet e Bashkuara dhe mund të jetë llogaritur si Serbi. Por, në listë është Shqipëria, që ndodhet në vendin e 38-të.


Sigal