Të huajt zgjedhin Spitalin Amerikan

519
Shqipëria po fillon të bëhet një vend tërheqës dhe për turizmin shëndetësor, ku vendin kryesor e zënë shërbimet estetike, por jo vetëm. Turizmi shëndetësor është një prej formave dhe potencialeve të shumta të turizimit. Shqipëria konkuron me çmime të favorshme jo vetëm në trajtimet shëndetësore, por edhe në gjithçka tjetër që i nevojitet një të huaji për të përmbushur një paketë të mirë qëndrimi dhe rehabilitimi të këndshëm disaditor. Sepse shërbimi dhe përgatitja profesionale e ekipit mjekësor janë tepër të larta dhe kombinohen me kosto shumë herë më të ulëta në krahasim me vende të zhvilluara ku ofrohet i njëjti shërbim mjekësor me të njëjtën cilësi. Cilësia e shërbimit është po aq e mirë sa ajo e ofruar në klinikat më të mira perëndimore.

Spitali Amerikan vazhdon të jetë lider mbi ofrimin e shërbimit shëndetësor në Shqipëri, në sajë të arritjeve shumë të larta profesionale në fushën e mjekësisë në rang kombëtar. Numri i madh i pacientëve, besimi dhe shpresa që është krijuar ndër ta, flet shumë për këtë spital. Shqipëria, një vend që ende synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, ka ende shumë sfida e probleme për të kapërcyer, por përbri sfidës së shërbimit mjekësor, duhet të vendoset një “ticket” pohuese. Dhe këtë e pohojnë të huajt.

Pranë Spitalit Amerikan, ndër vite janë trajtuar pacientë të huaj për probleme të ndryshme shëndetësore. Edhe kur kanë mundur të zgjedhin të kurohen jashtë, ata kanë preferuar të qëndrojnë dhe t’i besojnë shërbimit mjekësor këtu në Spitalin Amerikan. Qendra e specializuar e IVF në Spitalin Amerikan ofron shërbimet më të specializuara nëkëtë fushë dhe sukseset më të larta të arritura ndonjëherë për të gjithë ciftet që duan të kenë fëmijë. Përvoja jonë flet për një numër të lartë të pacientëve nga jashtë vendit si Italia, Gjermania, Turqia etj; që i kanë besuar stafit tonë të profesionistëve për të krijuar familjen e shumëpritur. Me eksperiencën dhe përshtypjet më të mira për trajtimin shëndetësor cilësor, pacientët e huaj kanë shprehur vlerësimet e tyre për standartet e larta të ofruara.

Ndër to përmendim gazetarin e njohur Will Nicoll, të revistës Men’s Health, i cili dedikoi një artikull eksperiencës së tij në Shqipëri dhe vizitës në Spitalin Amerikan; Bruce Turner nga Britania, i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme; Massimo Cavinali dhe Gregorz Stepien, 2 pilotët e Rrally Albania të aksidentuar në Voskopojë, të cilët morën trajtimin nga urgjenca e Spitalit dhe pacientja Ruth Taylor nga Britania.
Të kënaqur dhe të bindur se kemi fituar besimin e pacientëve tanë në vend, por sidomos edhe atyre të huaj, Spitali Amerikan është gjithnjë në kërkim të përsosjes së shërbimit dhe ndjekjes së projekteve të reja aftagjata për zgjerimin e turizmit mjeksëor në vend, me synim njohjen dhe krijimin e një reputacioni për cilësitë e shërbimit mjekësor në rajon e më gjërë.
Sigal