Studimi prej vitesh: Si ndikon aktiviteti fizik te rreziku për kancer

43
Sigal

Të nisësh të merresh me palestër dhe aktivitet fizik që herët në jetë, ul me 42% rriskun për të patur nëntë lloje të ndryshme të kancerit më vonë në jetë, sipas një studimi të madh afatgjatë.

Studimi i ri, i botuar në British Journal of Sports Medicine, analizoi të dhënat e më shumë se 1 milion meshkujve suedezë midis moshës 16 dhe 25 vjeç, të cilët u vëzhguan mesatarisht për 33 vjet nga viti 1968 deri në vitin 2005.

Rezultatet sugjeruan që një gjendje e mirë kardio-respiratore – aftësia e një individi për t’u përfshirë në ushtrime të qëndrueshme aerobike si vrapimi, çiklizmi dhe noti – u shoqërua me rrezik të reduktuar 42% të kancerit të mushkërive, rrezik të reduktuar 40% të kancerit të mëlçisë dhe rrezik të reduktuar 39% të kancerit të ezofagut.

Të dhënat treguan se gjithashtu u ul rreziku për kancerin e kokës dhe qafës, stomakut, pankreasit dhe veshkave.

Megjithatë, ky studim “nuk merr parasysh plotësisht efektin e dietës, alkoolit dhe pirjes së duhanit, të cilat kanë më shumë gjasa të ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të kancerit”, tha Dr. Claire Knight, menaxhere e informacionit shëndetësor në Cancer Research UK.

Reduktimi i rrezikut të kancerit nuk është arsyeja e vetme për t’u marrë me palestër, pasi aktiviteti fizik ndikon për mirë te gjendja emocionale dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

Knight tha se “nuk ka rëndësi nëse bëni një shëtitje të shpejtë, përdorni biçikletën, apo edhe kryeni punët e shtëpisë, të gjitha këto mund të llogariten si mënyra për të qenë aktiv.”