Studim i ri/ Ushqim Japonez për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme

568
Sigal

Është botërisht e
ditur se japonezët jetojnë gjatë dhe të shëndetshëm.

Askush nuk e di pse,
mirëpo ekspertët besojnë se kjo është për shkak të dietës së tyre.

Një kuzhinë e
favorizuar edhe nga Victoria Beckham dhe Madonna, sushi miso dhe perimet
turshi, janë ndër arsyet kryesore që japonezët jetojnë aq gjatë.

Nutricionistja
londineze, Cassandra Barns, ka renditur pesë ushqimet në dietën japoneze, që do
të na ndihmojnë të jetoni më gjatë, shkruan Daily Mail transmeton Gazeta
Telegraf/

Peshku

Peshku është burim i
përkryer i acideve yndyrore omega-3, që e mban zemrën shumë të shëndetshme, Po
ashtu nga ky acid, përfiton edhe truri.

Pasta Miso dhe Umami

Miso dhe Umami,
konsiderohen si ushqime që i ndihmojnë gratë gjatë menopauzës.

Perimet turshi

Perimet turshi e
ndihmojnë sistemin e tretjes së ushqimit dhe na pasurojnë organizmin me
vitamina, që janë me benefit për shëndetin në përgjithësi