IKMT shemb godinën dykatëshe në Vlorë, muajin tjetër nis aksioni në Himarë

558
Sigal

Gazeta Telegraf/ Aksioni
i IKMT në Vlorë, pas ndërhyrjes për shembjen e mureve rrethues dhe disa godina
njëkatëshe banimi apo biznese, ka vijuar me shembjen dhe hedhjen përtokë të
disa objekteve dykatëshe, pranë Prefekturës, zonë e konsideruar edhe si më
problematikja sa i përket objekteve që janë shembur apo që priten të
shpronësohen.

NOA

Aksioni i IKMT në Vlorë gjatë kësaj të premte është ndjekur
nga afër dhe nga kreu i këtij institucioni Dallëndyshe Bici, pikërisht në
momentin, kur IKMT ka shembur një objekt dykatësh. Bici ka konfirmuar se
aksioni i IKMT në Vlorë do të vijojë edhe më tej, referuar shembjes së disa
objekteve të tjera të evidentuara në projektin e unazës së re të qytetit të
Vlorës. Por Aksioni do të vijojë edhe në zona të tjera, aty ku tashmë janë
evidentuar objektet që do të shemben.

Bici ka konfirmuar se “aksioni i IKMT do të vijojë shumë
shpejt edhe në Himarë, ndoshta duke nisur nga muaji i ardhshëm, në një nga
zonat më të nxehta për shkak të problematikave që janë prezent, për shkak të
kundërshtimit të banorëve të zonës rreth objekteve që do të shemben”.

Aksioni i IKMT është shtrirë në zonën ku do të nisë
projekti i unazës së re ka evidentuar deri më tani më shumë se 100 objekte,
duke përfshirë godina banimi, një dhe dy katëshe, mure rrethues, etj. Ndërsa
nga këto objekte vetëm 54 prej tyre do të shpronësohen. Aktualisht me shembjen
e një tjetër godine dykatëshe në Vlore, numri i objekteve ka shkuar mbi 90,
ndërsa aksioni i IKMT pritet të vijoje edhe gjatë javës së ardhshme.