Si t’i shmangni problemet e stomakut pa shkaktuar stres dhe ankth

55
Sigal

Roli i probiotikëve apo baktereve të mira në mirëqenien mendore është analizuar prej vitesh në shumë studime shkencore. Një prej tyre shprehej se mungesa e një lloji të caktuar bakteresh të stomakut mund të nxitë më shumë ankthin dhe depresionin. Një studim tjetër mbi këtë çështje sugjeron se medikamentet për aciditetin në stomak mund të nxisin shfaqjen e depresionit.

Këto medikamente shkaktojnë probleme në komunikimin e ndërsjellë mes stomakut dhe trurit.

Për më tepër, shëndeti i stomakut ka një lidhje të drejtpërdrejtë me shfaqjen ose jo të çrregullimeve të stresit post-traumatik. Një florë bakteriale e varfër shkakton çrregullime të humorit, por stresi i shkatërron bakteret e mira në stomak njësoj si ushqimet e skuqura e të përpunuara.

Probiotikët bllokojnë ndikimin e stresit
Shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se prania e probiotikëve në organizëm bllokon ndjeshmërinë ndaj stresit.

Probiotikët përmirësojnë shëndetin e trurit.

Shmangin ndikimin e stresit dhe shpërthimin e inflamacionit në këtë organ. Pesë ushqimet e pasura me probiotikë që duhet t’i konsumoni
Kosi dhe produkte të tjera të bulmetit
Kosi i prodhuar përmes një procesi sa më natyral fermentimi të qumështit është një nga burimet e mira të probiotikëve.

Veçanërisht nëse kosi prodhohet në mënyrë natyrale, ai nuk përmban ëmbëlsues artificialë dhe është i pasur me disa forma probiotikësh.

Lakra turshi
Ky është një lajm i mirë për shqiptarët. Lakra e fermentuar dhe llojet e tjera të turshive, jo vetëm që janë jashtëzakonisht të pasura me vitamina A, B, C dhe E, por janë të mbushura me mikroorganizma të shëndetshme.

Çokollata e zezë
Mund të tingëllojë e çuditshme, por çokollata e zezë e një cilësie të lartë përmban probiotikë. Këshilla e vetme që mund të keni parasysh është që ta konsumoni përpara ushqimit dhe jo si ëmbëlsirë.

Bananet
Edhe pse bananet në të vërtetë nuk përmbajnë probiotikë, ato shkaktojnë shumëfishimin dhe lulëzimin e baktereve ekzistuese në sistemin tretës. Bananet përmirësojnë gjithashtu shëndetin e zorrëve.

Buka integrale
Nëse dëshironi të ruani ekuilibrin e florës intestinale, është e nevojshme të kufizoni dozën e ushqimeve që shkatërrojnë bakteret e shëndetshme. Mos hezitoni të zgjidhni bukën integrale që përmban proteina dhe përbërës ushqimorë shtesë