Si ndikon mungesa e kaliumit tek cilësia e gjumit

426
Sigal

Mineralet si hekuri, magnezi dhe kaliumi janë shumë të rëndësishme për organizmin, cilësinë e jetës por edhe gjumin.

Kaliumi është një nga mineralet më të dobishme për njeriun.

Ai shërben për t’i bërë muskujt më të fortë, nervat më funksionalë dhe qarkullimin e gjakut më të shëndetshëm.

Kaliumi gjendet me shumicë në shumë ushqime që janë të shijshme siç është pjepri, avokado, banania dhe fasulet e bardha.

Doza e rekomanduar ditore të kaliumit është 4,700 mg në ditë, ndaj  gjasat janë që njerëzit të vuajnë problemet që shkakton mungesa e kaliumit janë të mëdha.

Si Ndikon Mungesa e Kaliumit Tek Cilësia e Gjumit

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se kaliumi ka potencialin të nxisë dhe përmirësojë cilësinë e gjumit.

Rrjedhimisht prania e kaliumit në organizëm shmang pagjumësinë e cila në vetvete shkakton probleme të tjera për të cilat mund të informoheni këtu.

Studimet kanë zbuluar se nivelet e ulëta të kaliumit në organizëm kanë një lidhje të fortë me lodhjen, drobitjen dhe plogështinë gjatë ditës por edhe me luhatjet e humorit.

Sipas këtyre të dhënave, mbi 20 përqind e njerëzve që vuajnë nga çrregullime mendore kanë mungesa kaliumi në trup.

Për këtë arsye, nëse mungesa e kaliumit e bën njeriun të ndihet më i drobitur gjatë ditës, në mbrëmje cilësia e gjumit do të jetë e keqe dhe gjumi vetë i pamjaftueshëm për rimëkëmbjen e nevojshme.

Mineralet Që Ju Nevojiten Për Një Gjumë Të Mirë

Sipas të dhënave  nëse njeriu fle më pak se 7 orë çdo natë, rreziku i vdekjes së parakohshme dyfishohet.

Hekuri

Ky mineral ndihmon në transportimin e oksigjenit në trup. Kjo është arsyeja përse mungesa e tij shkakton plogështi.

Mungesa e hekurit nxit bllokim të muskujve dhe lëvizje të pavullnetshme të gjymtyrëve gjatë natës.

Magnezi

Ky mineral e ndihmon organizmin të prodhojë melatoninën që njihet ndryshe si hormoni i gjumit.

Ekspertët rekomandojnë një dozë ditore prej 600 gramë magnez përveç se në rastet kur njeriu rrezikohet nga sëmundjet e veshkave apo rrahjet e ulëta të zemrës.

Magnezin e gjeni tek barishtet, farat e kungullit dhe disa arrorë.

Kalçiumi

Mungesa e kalçiumit pengon aktivizimin e fazës REM të gjumit, ose siç njihet gjumi i rëndë dhe i ëndrrave.

Sasia e rekomanduar e suplementëve është 1,000 mg për të rriturit deri në 50 vjeç dhe 1,200 mg për njerëzit mbi 50 vjeç.

Kalçiumin e gjeni tek barishtet, sardelet dhe farat e susamit.