Si mund të merrni falas ilaçet për COVID

249
Sigal

Në një postim në mediat sociale, Manastirliu shkruan të gjithë ata që janë të sëmurë me COVID duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes dhe do të jetë ai që do u rekomandojë të gjithë recetën e mjekimit.

“💊 Garantojnë #BarnatFalas për qytetarët e diagnostikuar me #COVID19 që trajtohen në banesë.

👨‍⚕️ Si të përfitoni recetën me rimbursim? Lidhuni me mjekun tuaj të familjes. 🟢 Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjën e gjelbër 📞0800 40 40 për ta mësuar”, njofton ministrja.

Ilaçet e COVID, prej javës së shkuar rimburësohen. Me një vendim të marrë javën e shkuar qeveria do të rimburësojë dy lloje recetash të COVID, kur pacientët e kalojnë sëmundjen në një gjendje të lehtë dhe mesatare.