Sa shpejt mund të reagojë truri i njeriut?

528
Koha më e shpejtë e reagimit e matur ndonjëherë në trurin e një njeriu është 101 milisekonda – një kufi i trupit tonë, që mund të mendoni se gjen zbatim tek njerëzit në përgjithësi. Problemi: Disa njerëz nuk janë të gatshëm ta pranojnë këtë limit. Pilotët e garave të shpejta, për shembull, marrin kthesa me shpejtësi 150 km në orë dhe duhet që të jenë në gjendje të reagojnë dy herë më shpejtë se “normalja” për të mbetur në pistë.
Duke qenë se truri nuk mund të përballojë shpejtësi të tilla të larta, pilotët kanë një marifet: Në qindra orë stërvitje ata përsërisin çdo manovër të mundshme në timon – deri kur e gjitha bëhet pjesë e funksionimit të tyre të pandërgjegjshëm. Rezultati: Gjatë një gare, truri dërgon sinjale në duart e shoferit, para se truri të ketë kohë të regjistrojë kthesën.
A është i mundur përmirësimi?
Pavarësisht këtyre marifeteve, në fakt shpejtësia e reagimit mund të përmirësohet – përmes përdorimit të video lojërave. Një studim ka treguar se lojtarët profesionistë janë në gjendje të reagojnë ndaj një stimuli në vetëm 209.4 milisekonda. Sa për krahasim: atyre që nuk kanë luajtur kurrë me video lojëra, u duhet një kohë katër herë më e madhe.
Sigal