Qepa dhe uji me kripë kurojnë sinusitin

1378
Sigal

MJEKËSIA POPULLORE/ Alergjitë e ndryshme dhe të ftohurat janë fajtorët kryesor të shfaqjes së sëmundjes

Sinusi mund të infektohet kur bllokohet nga mukoza, e cila rezulton në dhembje në kokë dhe fytyrë. Rreth katër në 10 njerëz vuajnë në jetën e tyre dhe kushdo që është ftohur apo e ka zënë gripi apo vuan nga alergjitë është në rrezik për sinusit. Dhimbja apo presioni rreth syve, faqeve dhe ballit si dhe ndjeshmëri e lëkurës dhe kockave të fytyrës janë shenjat kryesore. Një sondazh tregoi se 93 për qind e atyre që vuajnë nga sinusi kanë dhimbje rreth syve dhe ballit. Alergjitë dhe të ftohurat që çojnë në pezmatimet e hundës dhe membranave të sinozitit janë fajtorët kryesorë. Sinusi mbushet plot dhe infektohet nga bakteret dhe viruset që infektojnë veshjen e brendshme. Aspirina dhe ibuprofen për të lehtësuar përkohësisht dhimbjet, ose një dekongestant kur zgavrat e hundës janë të bllokuara. Edhe antibiotikë mund të rekomandohen kur shkak janë alergjitë. Disa studime tregojnë se mbajtja e lagështirës së dhomës mund t’i parandalojnë këto dhimbje koke.

Qepa 

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf