“Skaneri” i futbollit shqiptar

667
Sigal

Statistika dhe pikante, në lidhje me të gjitha kampionatet që zhvillohen në vendin tonë

Të gjitha kompeticionet futbollistike në vend, përfshirë ato të meshkujve dhe femrave, tashmë janë mbyllur dhe sigurisht, janë dhënë edhe verdiktet përfundimtare. Kampionët janë: Skënderbeu (Kategoria Superiore); Lushnja (Kategoria e Parë), Albpetroli (Kategoria e Dytë); Ada e Velipojës (Kampionati i Femrave. Fitues të Kupës së Shqipërisë ishin Laçi (për meshkuj) dhe Jubanj Danja (për femra). Në specialen e gazetës “Telegraf” është Kategoria Superiore. Në kampionatin e Kategorisë Superiore janë zhvilluar 182 ndeshje dhe 138 kanë përfunduar në fitore. 44 prej tyre kanë përfunduar në barazim, 100 ndeshje kanë qenë fitore në shtëpi, ndërsa 38 ndeshje kanë qenë fitore në trasfertë. Në Superiore janë shënuar 433 gola në 182 ndeshje. Mesatarja e golit për ndeshje me gjithë takimet e fundit shkon në 2.379 gola për sfidë. Golat e shënuar në fushën e skuadrave pritëse janë 275 me një mesatare 1.51 golash, ndërsa nga skuadrat në transfertë janë shënuar 158 gola me një mesatare prej 0.87 golash. Sulmi më i mirë edhe pse nuk është mes tre të parave mbetet ai i Flamurtarit dhe Kukësit. Memelli me shokë kanë shënuar 49 gola, ashtu siç ka bërë edhe Popoviç me Allmuçën në anën tjetër me 1.884 për ndeshje. Kampionët e Skënderbeut janë ekipi që kanë pësuar më pak gola 14, me një mesatare prej 0.538 golash për ndeshje. Kastrioti i Krujës, ekipi që mbijetoi këtë sezon është skuadra e vetme që në shtëpi nuk ka marrë asnjë barazim. Në çdo rast ka fituar ose humbur. Ekipi që ka pësuar më shumë gola është Tomori, me 50 të tillë, në 26 javë kampionat. Luftëtari i Gjirokastrës ka më shumë humbje në total, në të gjithë kampionatin plot 17 të tilla, duke kaluar edhe fierakët. Teuta është skuadra më “fair-play” këtë sezon futbollistik. Ajo ka grumbulluar 172.821, duke pasur mundësi të luajë në Europë. Ilirian Batha është futbollisti që ka marrë më shumë dënime disiplinore për arsye kartonësh. Në 20 ndeshje ku është aktivizuar ka marrë 7 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq. Julian Ahmataj është i dyti në këtë kategori me 8 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq. Kampion i kartonëve të verdhë janë Njazi Lena dhe Ledian Muçaj me 9 kartonë të verdhë. Arjan Pisha i Tiranës është futbollisti më i vjetër në Superiore, 37 vjeç. Pas tij vjen Fjodor Xhafa i Bylisit, një vit më pak. Të dy vite më parë kanë luajtur tek Dinamo. 56 futbollistë të huaj janë aktivizuar këtë sezon në Superiore. Këta lojtarë janë ndarë mes 13 ekipeve të ndryshme në sezonin 2012-2013. Të gjithë ekipet e tjera kanë nga një lojtar të huaj. Vllaznia-Kukësi ndeshja e fazës së dytë të kampionatit është sfida ku ka pasur më shumë tifozë këtë sezon. Për të gjithë ajo mbahet ndeshja më e madhe e sezonit përsa i përket tifozëve. Gilman Lika është futbollisti i cili ka luajtur të gjitha takimet këtë kampionat. Ka qenë në fushë në 26 ndeshje dhe është aktivizuar 2264 minuta. Mirel Josa është trajneri i parë pas katër viteve që merr një skuadër nga fillimi në fund dhe e shpall kampion. Më parë një gjë të tillë e kishte bërë Shkëlqim Muça me Dinamon. Kukësi, ekipi surprizë i sezonit është klubi i vetëm që nuk ka humbur një ndeshje në stadiumin e tij.

10 KAMPIONËT E FUNDIT

 KATEGORIA SUPERIORE

2003-04 Tirana

2004-05 Tirana

2005-06 Elbasani

2006-07 Tirana

2007-08 Dinamo

2008-09 Tirana

2009-10 Dinamo

2010-11 Skënderbeu

2011-12 Skënderbeu

2012-13 SKËNDERBEU

RENDITJA

1    Skënderbeu 58

2    Kukësi     52

3    Teuta      48

4    Flamurtari 46

5    Tirana     43

6    Vllaznia   38

7    Laçi       38

8    Kastrioti  34

9    Besa       32

10   Bylis      30

11   Shkumbini  29

12   Tomori     19

13   Luftëtari  19

14   Apolonia   13

KATEGORIA E PARË

2003-04 Laçi

2004-05 Skënderbeu

2005-06 Flamurtari

2006-07 Skënderbeu

2007-08 Bylis

2008-09 Laçi

2009-10 Bylis

2010-11 Pogradeci

2011-12 Luftëtari

2012-13 LUSHNJA

RENDITJA

1    Lushnja    66

2    Partizani  56

3    Tërbuni    43

4    Mamurrasi  43

5    Pogradeci  42

6    Himara     42

7    Burreli    42

8    Ada        41

9    Kamza      41

10   Butrinti   40

11   Dinamo     40

12   Elbasani   40

13   Besëlidhja 38

14   Iliria     37

15   Gramshi    31

16   Naftëtari  20

10 FITUESIT E

FUNDIT TË KUPËS

2003-04 Partizani

2004-05 Teuta

2005-06 Tirana

2006-07 Besa

2007-08 Vllaznia

2008-09 Flamurtari

2009-10 Besa

2010-11 Tirana

2011-12 Tirana

2012-13 Laçi

Verdiktet

 Kategoria Superiore

Pas 26 javëve dhe 182 ndeshjeve në total, Kategoria Superiore përcaktoi edhe verdiktet e saj: kampion është Skënderbeu (e fiton për të tretin vit rresht); në Ligën e Europës do të shkojnë Kukësi (debutim historik) si dhe Teuta. Nga kategoria ranë Shkumbini (pas 19 vjetësh pjesëmarrje në elitën e futbollit shqiptar), Luftëtari, Apolonia dhe Tomori.

 Kategorisë a Parë

Pas 30 javëve dhe 240 ndeshjeve në total, Kategoria e Parë përcaktoi edhe verdiktet e saj: kampion është Lushnja (e fiton për herë të gjashtë titullin); ndërsa në Superligë u ngjit edhe Partizani (pas katër vites mungesë). Nga Kategoria e Parë ranë në të Dytën katër ekipe, përkatësisht: Besëlidhja, Iliria e Fushë-Krujës, Gramshi dhe Naftëtari

 Kategoria e Dytë

Pas ndeshjeve në grupe (A dhe B), Veleçiku dhe Albpetroli, siguruan ngjitjen për në Kategorinë e Parë. Në finalen e kampioantit të Kategorisë së Dytë, Albpetroli mposhti 3-0 Veleçikun, fituesin e grupit A, në ndeshjen e zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit. Nga Kategoria e Dytë në të Tretën ranë përkatësisht Egnatia dhe Skrapari.

“KËPUCËT E ARTA”

 Migen Memelli

Sulmuesi i Flamurtarit, Migen Memelli është golashënuesi më i mirë i kampionatit. Gjatë dy fazave të kampionatit ai ka shënuar 19 gola, pesë prej të cilëve me penallti. Të gjitha këto sulmuesi i ka bërë në 21 ndeshje të kampionatit. Memelli e ka fituar më parë “Këpucën e Artë” me Tiranën në sezonin 2008-2009.

 Mikel Canka

Sulmuesi i Lushnjës, Mikel Canka, fitoi “Këpucën e Artë” të Kategorisë së Parë. Goleadori lushnjar realizoi 21 gola, tre më shumë se Mateo Metaj i Mamurrrasit, 18 gola. Kjo është hera e dytë që Canka fiton trofeun individual si shënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë, pasi këtë e arriti edhe sezonin e kaluar.

 Lushnja dhe Partizani rikthehen në Superligë

 Lushnja (kampione) dhe Partizani i vendit të dytë, do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore, në një kampionat me 12 skuadra, por me një skemë “vrasëse”, pasi do të bien direkt katër ekipe, pasi sezonin pasaradhës, ai 2014-2015 do të luhet me 10 ekipe dhe katër faza. Lushnja doli kampione e Kategorisë së Parë. Për lushnjarët kjo është hera e gjashtë që, e fitojnë këtë trofe: 1960, 1981-1982, 1987-1988, 1989-1990, 19995-1996 dhe 2012-2013. Pas një mungesë katërvjeçare, nga sezoni 2008-2009, Partizani rikthehet në Kategorinë Superiore, në elitën e futbollit shqiptare, pra në shtëpinë natyrale të tij, atje ku ai është shpallur 15 herë kampion i vendit, duke qenë skuadra e e tretë me më shumë tituj në Shqipëri, pas Tiranës (24) dhe Dinamos (18), por me këtë të fundit që do të vazhdojë të jetë në Kategorinë e Parë.

“Saga” e hidhur i bankinave, 36 trajnerë në 14 skuadra

 Edhe ky sezon, ashtu si paraardhësit e tij, nuk i shpëtoi “skemës vrasëse” të trajnerëve. Plot, 36 trajnerë kanë drejtuar 14 skuadrat e Superligës në edicionin 2012-2013. Në këtë llogari futen trajnerët që, kanë drejtuar më shumë se një skuadër, apo teknikë që kanë drejtuar më shumë se një herë një ekip. Janë gjashtë trajnerë, të cilët këtë sezon rezultojnë se kanë drejtuar më shumë se një skuadër. Vetëm Skënderbeu (kampion) dhe Kukësi (nënkampion) nuk i ndryshuan trajnerët Mirel Josa dhe Armando Cungu. Klubet që mbajnë rekordin e lëvizjeve në bankinë janë Tirana dhe Laçi. Si bardheblutë dhe kurbinasit u drejtuan nga katër trajnerë, por nëse kurbinasit e mbyllën me fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë dhe një vend në Europë, bardheblutë nuk arritën të që të prisnin një biletë për në Ligën e Europës. Pas Tiranës dhe Laçit, me nga tre lëvizje në pankinë, kanë qenë këtë sezon Flamurtari (Muça, Rubio dhe Gjoka), Teuta (Lika, Begeja dhe Magani), Luftëtari (Dede, Martini dhe Bellai) dhe Shkumbini (Magani, Mile dhe Ballhysa). Ndërkohë, me nga dy lëvizje në pankinë janë Kastrioti (Mërgjyshi dhe Dollaku), Apolonia (Gjoka dhe Demiraj), Tomori (Mile dhe Muzhai), Bylisi (Canaj dhe Shensoji), Vllaznia (Duro dhe Bushati) dhe Besa (Daja dhe Daiu).

Vetëm kampioni Skënderbeu dhe nënkampioni Kukësi nuk i ndryshuan teknikët. Tirana dhe Laçi mbajnë rekordin me nga katër trajnerë

SEZONI 2012-2013

LËVIZJET E TRAJNERËVE

TIRANA (4)

Hulian Rubio (java 1); Alban Tafaj (java 2-3); Artur Lekbello (java 4-8), Alban Tafaj (java 9-15), Nevil Dede (java 16-26)

LAÇI (4)

Përparim Daiu (java 1); Stavri Nica (java 2-5), Ylber Zani (6-7), Ramadan Shehu (java 8-13), Stavri Nica (java 14-26)

Flamurtari      3

Teuta           3

Luftëtari       3

Shkumbini       3

Apolonia        2

Tomori          2

Bylis           2

Vllaznia        2

Besa            2

Kastrioti       2

Skënderbeu      1

Kukësi          1

Hetimet për trukimin e ndeshjeve

 Prokuroria shqiptare ka hapur një hetim të gjerë në lidhje me trukimin e ndeshjeve në futbollin shqiptar, ku në epiqendër është klubi i Besës dhe presidenti i saj, Nexhat Bizhdili, të dyshuar për të paktën katër ndeshje, për fiksimin e rezultatit të të cilave janë dhënë disa milionë lekë të vjetër. Në fakt, në Shqipëri kjo është hera e parë që kryhet një hetim i tillë, pavarësisht se në selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë mbërritur në vazhdimësi raporte me informacione të hollësishme në lidhej me dyshimet e UEFA-s dhe FIFA-s

 LAJME DITE

 Andi Lila, gol të rëndë për PAS Janinën

 Andi Lila i dhuroi tri pikë të “rënda” PAS Janinës, me klubin grek që është në prag të një arritjeje historike, kualifikimit për herë të parë në Ligën e Kampioneve, pas fitores së djeshme në fushën e PAOK-ut. Protagonisti është mbrojtësi kavajas, autor i golit të vetëm të takimit, shënuar në minutën e 88-të. Në përfundim të sezonit të rregullt, Janina u rendit në vendin e pestë, çka do të thotë pjesëmarrje në “play-off” për Ligën e Kampioneve, ndërkohë që Liga e Europës është e sigurt. Deri tani, skuadra e dy shqiptarëve, Lilës dhe Emiljano Vilës, i ka fituar të dyja ndeshjet në “play-off”. Janina mban vendin e parë, ndërsa PAOK-u të dytin.

 Kapllani, gol dhe asist për Frankfurtin

 Edmond Kapllani shkëlqeu në ndeshjen kundër Eintrahtit të Braunshvajgut. Sulmuesi durrsak i dha avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij, 1-2, skuadrës së tij, FSV Frankfurtit, ndërkhë që dha edhe asistin e golin të parë. Ndeshja ka përfunduar në barazim 2-2. FSV Frankfurt luante në transfertë kundër Braunshvajg, ekip që e ka siguruar pjesëmarrjen në Bundesligë. Ka qenë goli i 11 për Kapllanin këtë sezon, i cili është zëvendësuar nga një tjetër shqiptar në minutën e 81-të, pikërisht me Odise Roshin. Kapllani tani është dy gola larg Ervin Skelës, 53 gola, ndërkohë që Altin Rraklli mban rekordin shqiptar në Gjermani me 58 gola.