PhD. Anila Kalleshi: Vetitë shëndetësore të brokolit

Brokoli është shumë e dobishme për shëndetin e lëkurës tuaj, nisur nga pëmbajtja e fibrave dietike, vitaminave, mineraleve dhe antioksiduesve. Brokoli është i pasur në antioksidues të tillë si vitamina C dhe E. Vitamina C stimulon prodhimin e Kolagjenit, duke mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme, ndërsa vitamina A mbron membranat qelizore të lëkurës tuaj dhe parandalon dëmtimet nga rrezet UV. Brokoli përmban një substancë të quajtur Glucoraphanin, e cila konvertohet në Sulforaphane, që ndikon direkt për një lëkurë të shëndetshme dhe për riparimin e dëmtimit të lëkurës. Kështu që konsumimi i Brokolit rinovon lëkurën tuaj më shpejt dhe i jep asaj shkëlqimin e këndshëm natyral. Vitamina C ka veti antioksiduese, e cila lufton radikalet e lira, duke penguar kështu shkaktimin e dëmit të lëkurës. Radikalet e lira janë përgjegjëse për shkaktimin e problemeve të lëkurës dhe për përshpejtimin e plakjes së saj. Me eliminimin e tyre, vitamina C parandalon plakjen e lëkurës, duke zvogëluar kështu rrudhat dhe pigmentimin, që siç e kemi thënë, krijohen dhe nga plakja e saj. Brokoli përmban dhe Beta Karroten, Vitaminën E, Vitaminën B kompleks, që i jep shkëlqim dhe e mban lëkurën tuaj të re. Kjo perime “kryqëzuese” është më efektive se mbrojtësit që përdoren zakonisht kundra diellit. Kremërat mbrojtës e thithin rrezatimin UV dhe e parandalojnë atë të penetrojë në lëkurë, kurse brokoli nëse aplikohet si ekstrakt mbi lëkurë, përthithet direkt në qelizat e lëkurës, duke prodhuar një matricë të enzimave mbrojtëse, të cilat mbrojnë lëkurën nga ekspozimi UV. Kjo i atribuohet ekzistencës së një substance kimike të quajtur Sulforaphane, cila redukton skuqjen e lëkurës dhe inflamacionin e shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezatimit UV. Pra, ajo është shumë më e dobishme se mbrojtësit e tjerë kundra diellit. Vitamina C, Beta Karroteni, vitamina të tjera si dhe minerale të tilla si Selen, Bakër, Zink dhe Fosfor, të cilët janë të pranishëm në perimet jeshile të errëta si brokoli mund të përmirësojnë konsiderueshëm sistemin imunitar të lëkurës tuaj, duke e mbrojtur nga infeksionet e ndryshme. Vitaminat A dhe K, acide yndyrore Omega 3 dhe Aminoacidet i japin shkëlqim lëkurēs.

 

Sigal