Kosova barriera për Serbinë, Shqipëria barriera për Kosovën, lehtësira për Serbinë

517
Sigal

Dy ditë më parë në në një intervistë për “Bugajski Hours”, eksperti SHBA-së  Prof. Edward Joseph njohës i mirë i ëështjeve të Ballkanit, ka skanuar “dashurinë’ mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Aleksandër Vuëië. Sipas ekspertit amerikan, ëdo ekuacion në Ballkan që nuk ka Kosovën brenda saj përkthehet në izolim për të. Ndaj ai shtroi pyetjen për politikën e Tiranës: Si e lejoni Ramën të izolojë Kosovën ? Tek Vuëië është e qartë: Të izolojë Kosovën. Kjo analizë e një miku amerikan duhet të na zgjojë nga gjumi në të cilin Edi Rama po mundohet të vërë Kombin Shqiptar. Ndaj koha nuk pret dhe  shqiptarët e shqipërisë dhe ata të trojeve amtare në Kosovë duhet ta ëohen në këmbë për të mbrojtur identitetin kombëtar të trashëguar me gjak dhe sakrifica , piksëpari prej luftrave dhe masakrave serbe ndër shekuj. Kombi shqiptar nuk ka nevoj për minishengen me apo pa Serbinë në krye, pasi rruga jonë është drejt Perëndimit, BE-së dhe SHBA-ve.

Po ëfarë është Minishengeni ?

Kur Kosova vendos barriera për Serbinë dhe lehtësira për Shqipërinë, kryeministri në detyrë i  Shqipërisë vendos barriera për Kosovën ndersa lehtësira për Serbinë! Me vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia, është ulur  importi nga Serbia për 99%, përderisa kjo ka shkaktuar rritje të importit vetëm nga Shqipërisë për mbi 30%. Por me vendosjen e taksës në “Rrugën e Kombit” në të cilën sipas parashikimeve kalojnë mbi 7000 makina në ditë, duke e llogaritur vetëm taksën 5 euro, qytetarëve të Kosovës i kushton mbi 13 milion euro në vit. Sa i përket bashkëpunimit ekonomik pasojat janë edhe më të mëdha, duke e rritur koston e çdo transporti 46.2 euro më shumë. Kosto rritet për mallrat e Kosovës të eksportuara në Shqipëri dhe anasjelltas. Me këtë taksë Shqipëria i vendos barrierë qytetarëve të Kosovës por gjithashtu e sanksionon edhe vetën përderisa Kosovën e ka tregun më të madhë, veqanërisht në aspektin turistik. Nëpërmjet ofertës Rama me Minishëngenin, Serbisë i lejohet qasje e papenguar në të gjitha shtetet ballkanike dhe përmes Serbisë edhe Rusisë, dhe kjo për arsyen e thjeshtë se  Rusia ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Serbinë. Me marrëveshjen e Minishëngenit, saktësisht me lëvizjen e lirë të kapitalit, i mundësohet serbëve të blejnë prona të  palujtëshme në Shqipëri, të cilat shumica e tyre janë banesa të cilat kosovarët i marrin me qira për pushime në bregdetin shqiptar. Është më shumë se ironi që nesër kosovarët me Minishengenin Rama t’i paguajnë qira serbëve për pushime në bregdet.

Efekte negative të Minishengenit në Kosovë janë shumë të larta negativisht dhe me një dëm kolosal, ekonomi0-financiar dhe politik.

  • Barrierat (si taksa 100%) duhet të hiqet, përderisa mallrat serbe do vërshojnë edhe njëherë në Kosovë dhe bashkë me to edhe mallrat ruse përderisa Serbia ka marrveshje të tregtisë së lirë me Rusinë.
  • Zyrtarët serbë mund të lëvizin dhe veprojnë lirshëm në Kosovë të shoqëruar edhe nga kontrabandistët serbë.

. Fushatat politike të zyrtarëve serbë në Kosovë mund të bëhet e njejtë sikurse  bëhen në Serbi.

  • Kosovarët duhet të i paguajnë qira serbëve kur pushojnë gjatë verës në Shqipëri (njejtë sikur rusëve në Turqi).

Minishengeni gropos njohjen e Kosoves dhe bënë fakt të kryer  izolimin e saj

Minishengeni lë në fuqi vizat për në vendet e BE-së dhe bllokon  lëvizjen e lire

Minishengeni  mbanë të paprekur  lista e fletarresteve të Serbisë dërguar  Interpolit për luftëtarët  e ish-UËK, shembujt janë të shumëtë me Haradinajn, dhe qindra intelektualë të tjerë.