Sigal

Konsumimi i peshkut është një ndër gjërat më të shëndetshme që njeriu mund të bëjë për ushqyerjen e tij.
Kjo falë yndyrës së ulët që peshku ka, por dhe peshqit të cilët kanë sasi të larta yndyre janë të pasur me Omega-3, që njihet si një yndyrë e mirë.
Peshku ton ka nivele të larta mërkuri sepse i përthith nga uji dhe ushqimi, kërkimet e reja kanë treguar se përpjekjet e kompanive të cilat merren me shitjen dhe konservimin e peshkut ton po pastrojnë Oqeanin Altlantik dhe pastrimi i oqeanit ndikon drejtëpërdrejtë në pastrimin e peshkut ton.

Peshku ton pritet të kthehet në një ndër ushqimet më të sigurta në botë.
Ky fakt mbështetet dhe nga shkencëtarët e Universitetit të Stony Brook të cilët kanë bërë një studim në laboratorë duke krahasuar nivelet e mërkurit tek peshku ton nga viti 2004 deri në 2012.
Rezultatet treguan se niveli i mërkurit tek peshku ton në vitin  2012 ishte më i ulët sesa tek peshku ton i kapur 2004.

Ky është një lajm i mirë dhe le të kuptohet se përpjekjet për të pastruar ujin dhe ajrin janë duke patur një ndikim pozitiv.
Megjithëse kjo nismë nuk e ndryshon fakti se peshku ton është një specie e cila është në rrallim.