Sigal

Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë për të luftuar aknet me metoda natyrale atëherë ju duhet të provoni këtë maskë me xhel aloe vera dhe lëng domateje.

Është e thjeshtë për tu bërë dhe veçanërisht efektive në luftën kundër akneve.

Përbërësit:

1 lugë gjelle aloe vera

2 lugë gjelle lëng domateje

Udhëzime:

Në një enë kombinoni përbërësit. I përzieni mirë.

Në fillim lani fytyrën me ujë të ngrohtë për të hequr papastërtitë. Aplikoni maskën dhe e lini të thahet përreth 15 minuta.

Hiqni maskën duke e shpëlarë me ujë të vakët. Në fund e shpëlani me ujë të ftohtë fytyrën për të mbyllur poret. Thajeni lëkurën me një peshqir të pastër dhe të butë.