Njerëzit kreativë më të sulmuar nga sëmundjet mendore

482
Sëmundjet mendore priren që të jenë më të shfaqura te personat, të cilët kanë prirje artistike. Sëmundjet më të shpeshta që mund të shfaqen te këto persona janë skizofrenia dhe çrregullimi bipolar.
Një aktor është më i prekur nga sëmundjet mendore se sa një njeri i thjeshtë që punon si fermer. Sipas një studimi të kryer nga një grup shkencëtarësh islandezë, është parë se ADN-ja që shkakton ‘energji maniake’ dhe mendime të pazakonta që lidhen me disa gjendje psiqike, ndihmon gjithashtu në krijimtari më të madhe tek individët.
Shumë aktorë të famshëm, komedianë e shkrimtarë kanë rrëfyer për problemet e tyre me sëmundjet mendore, siç mund të përmendim Stephen Fly dhe Catherine Zeta-Jones për shembull, të dy vuajnë nga çrregullimi bipolar. Ndërsa piktori Van Gogh, i konsideruar gjeni, shfaqte sjellje vetëshkatërruese.
Në këtë studim u vëzhguan mbi 250 mijë persona, ku u vëzhguan genet e personave që vuanin nga skizofernia dhe çrregullimi bipolar. Ata panë se individët e shëndetshëm, me profesion aktorë, balerinë, muzikantë, kanë më shumë gjasa që të mbartin këto lloj genesh.
Sigal