Ndërkombëtarët kryqëzojnë Shëndetësisë shqiptare: Morën kredi, por nuk u përdorë për të përballuar pandeminë

226
Sigal

Shpenzimet për shëndetësinë u rritën në 8-mujorin e parë të vitit të 2021 në Shqipëri, por sipas një raporti monitorimi të fondacionit britanik “Westminster”, fondet totale për këtë sektor u ulën.“Buxheti i shtetit vijon të mos i japë vëmendjen e duhur shpenzimeve në shëndetësi. Pavarësisht se qeveria ka deklaruar se rriti borxhin publik në rreth 80% të PBB-së në 2021 për t’i dhënë mbështetje sektorit të shëndetësisë, në realitet i ka shkurtuar fondet për shëndetësinë. Në ndryshimet e fundit buxhetore që u bënë me akt normativ në 3 dhjetor 2021, tregojnë se fondet totale për Ministrinë e Shëndetësinë ishin 70,1 miliardë lekë, 0.6 për qind më të ulta se në buxhetin fillestar”, thuhet në raportin e monitorimit.

Raporti thotë se pasojat direkte të pandemisë në shëndetin e personave që e kanë kaluar atë, si dhe vonesat në trajtimin e diagnostikimin e sëmundjeve të tjera për shkak të karantinës, kanë ndikuar në rritjen e barrës së sëmundshmërisë në vend për 9 mujorin 2021.

“Sistemi shëndetësor do të vuajë pasojat e “COVID të zgjatur” çka do të ndikojë në rritjen e barrës së të sëmurëve kronike në vijim”, thekson raporti.

Shqipëria mbetet ndër vendet e fundit në Europë sa i përket vaksinimit përgjatë gjithë vitit 2021, në raport me popullatën, pavarësisht angazhimit të qeverisë me sigurimin e 2.6 milionë dozave të vaksinave dhe vendimit për dhënien e dozës së tretë.

Raporti monitorues thotë se ka doza të larta skepticizmi mes qytetarëve dhe njëri prej faktorëve që mund të ketë ndikuar në këtë skepticizëm rendit efikasitetin e ulët të vaksinave kineze, me të cilat janë vaksinuar një pjesë e madhe e popullsisë.

Nga monitorimi theksohet gjithashtu se sektori i shëndetit në Shqipëri vuan nga mungesa e të dhënave. Mungojnë raportimet, transparenca dhe digjitalizimi i tyre dhe mungesa e tyre bëhet shkak për politika të dobëta që nuk i çon investimet në infrastrukturë dhe burimet njerëzore aty ku duhet.