Mjeksi/ PHD Anila Kalleshi/ Hipotiroidizmi, çfarë është dhe si ta dallojmë. Mbajtja nën kontroll e sheqerit në gjak dhe kolesterolit tek fëmijët dhe të rriturit

857
Sigal

Hipotiroidizmi, çfarë është dhe si të dallojmë në kohë simptomat e tij

Tiroidja është gjendër endokrine e cila ka si funksion prodhimin e hormoneve të cilat janë përgjegjëse për rregullimin e proçeseve metabolike në organizëm. Nëse gjendra tiroide nuk funksionon në mënyrë optimale, atëherë kjo bën që asnjë sistem i organizmit tonë të mos funksionojë siç duhet.

Hipotiroidizmi (ulja e funksionit të gjendrës tiroide) ndodh atëherë kur gjendra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone.
Por, a e dini se Hipotiroidizmi përbën 90% të të gjitha çrregullimeve të tiroides dhe prek më së shumti femrat?
Tiroiditi Hashimoto (sëmundje autoimmune), është shembulli tipik dhe më i shpeshtë i hipotiroidizmit dhe statistikat tregojnë se çdo vit kemi një numër pacientësh në rritje të diagnostikuar me Tiroidit Hashimoto.

Cilat janë shenjat & simptomat dalluese të Hipotiroidizmit:

  1. Ndjesi lodhje, edhe pasi keni fjetur 8 deri në 10 orë gjatë natës
    2. Pamundësi për të rënë nga pesha
    3. Luhatje humori, ankth, depresion
    4. Çrregullime hormonale, menstruacione jo periodike (të çrregullta), infertilitet
    5. Dhimbje muskujsh dhe kyçesh
    6. Duar dhe këmbë të ftohta, ethe
    7. Tharje apo plasaritje e lëkurës, thonj të brishtë & rënie e flokëve
    8. Kapsllëk
    9. Mungesë përqendrimi, kujtesë e dobët
    10. Ngjirje e zërit, enjtje e qafës, gërhitje gjatë gjumit

Vlen të theksohet se në shumicën e rasteve hipotiroidizmi mbetet i padiagnostikuar pasi simptomat janë vështirësisht të dallueshme dhe manifestohen në mënyrë të ngadaltë.

Për diagnostikimin e hipotiroidizmit mjekët këshillojnë kryerjen e analizave si më poshtë (duke mos neglizhuar asnjërën prej tyre):

TSHü
FT4ü
FT3ü
Anti – TPOü
Anti-TGBü

Trajtimi i hipotiroidizmit është proces i ngadaltë dhe zgjat pothuajse gjatë gjithë jetës. Mjeku specialist endokrinolog rekomandon trajtimin medikamentoz për plotësimin e pjesshëm apo të plotë të nevojave për hormonet rregullatore të proceseve metabolike në organizëm.

Nivelet e rekomanduara të kolesterolit sipas moshës

Sa më herët të filloni të bëni zgjedhje të shëndetshme ushqimore, aq më mirë do të jetë për shëndetin tuaj në të ardhmen. Mendoni pak: Ndryshimet e vogla tani do të sjellin ndryshime të mëdha më vonë.  Kjo është veçanërisht e vërtetë kur vjen puna te kolesteroli i lartë.
Kolesteroli është një substancë yndyrore që prodhohet nga mëlçia juaj. Gjithashtu gjendet në ushqime të caktuara. Trupi juaj ka nevojë për pak kolesterol të funksionojë si duhet. Por një sasi e lartë e kolesterolit të keq-kolesteroli i lartë LDL-ju vë në rrezik për atak në zemër ose goditje. Kolesteroli mund të akumulohet në muret e enëve të gjakut, duke shkaktuar bllokime që çojnë në rritjen e rrezikut për atakë në zemër, rritje të rrezikut për goditje etj. Sipas “Centers for Disease Control and Prevention (CDC)” , një nivel i lartë i kolesterolit ju vë në rrezik për sëmundje zemre.
Niveli total i kolesterolit është sasia e përgjithshme e kolesterolit e gjendur në gjak. Konsiston në:
-Lipoproteina me densitet të ulët (LDL)
-Lipoproteina me densitet të lartë (HDL)
-Trigliceride

LDL gjithashtu quhet kolesteroli i “keq” për shkak se bllokon enët e gjakut dhe rrit rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. HDL konsiderohet “kolesteroli i mirë” për shkak se ju mbron nga sëmundjet e zemrës. Sa më i lartë kolesteroli HDL, aq më mirë. Nivele të larta të triglicerideve dhe nivelet e ulëta të HDL-së mund të rrisin rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Kolesteroli te të rriturit
“The American Heart Association” rekomandon që të gjithë duhet të kontrollojnë nivelet e kolesterolit duke filluar nga mosha 20 vjeç, momenti kur nivelet e kolesterolit rriten. Teksa plakemi, nivelet e kolesterolit kanë si tendencë të rriten. Meshkujt janë në përgjithësi në rrezik më të lartë se femrat për kolesterolin e lartë. Megjithatë, rreziku për femrat rritet kur ajo hyn në fazën e menopauzës. Për ata me kolesterol të lartë dhe faktorë të tjerë rreziku kardiakë si diabeti, një testim më i shpeshtë rekomandohet.

Kolesteroli te fëmijët
Fëmijët të cilët janë fizikisht aktivë, kanë një dietë të shëndetshme, nuk janë mbipeshë dhe nuk kanë një histori familjare lidhur me kolesterolin e lartë, janë në rrezik më të ulët për shfaqjen e kolesterolit të lartë. Udhëzimet e tanishme rekomandojnë që të gjithë fëmijët të kontrollojnë nivelet e kolesterolit ndërmjet moshës 9-11 vjeç, më pas sërish ndërmjet moshës 17-21 vjeç.Fëmijët që janë më në rrezik, si të pasurit diabet, obezitet ose një histori familjare lidhur me kolesterolin e lartë, duhet të kontrollohen ndërmjet moshës 2-8 vjeç dhe sërish ndërmjet moshës 12-16 vjeç.

Ndryshimet në stilin e jetesës
Lajmi i mirë është që ndryshimet në stilin e jetesës janë efektive në reduktimin e niveleve të kolesterolit.

Ndryshimet përfshijnë:

-Ushtrimet fizike
Aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe të rrisni nivelin e kolesterolit HDL. Synoni të paktën 30-60 minuta në ditë ushtrime të moderuara kardiovaskulare, si ecja me biçikletë, not, ecje e shpejtë, të paktën 5 herë në javë.

Konsumoni më shumë fibra
Mundohuni të shtoni më shumë fibra në dietën tuaj.

Konsumoni yndyrna të shëndetshme:
-Vaj ulliri
-Avokado
-Arra të caktuara
Këto janë të gjitha yndyrna që nuk do të rrisin nivelet tuaja të LDL-së.

Reduktoni sasinë e ushqimeve me yndyrë të larte si:
-Djathi
-qumështi me yndyrë
-Mishi i kuq me yndyrë

Hiqni dorë nga duhani
Duhanpirja redukton kolesterolin HDL. Nëse hiqni dorë nga duhanpirja mund t’ju ndihmojë të menaxhoni më mirë nivelet e kolesterolit. Eshtë e rëndësishme të mbani mend që secili është i ndryshëm. Celësi është të keni nivele normale kolesteroli përgjatë jetës suaj.

Limitoni alkoolin

“The American Heart Association” rekomandon që të pini alkool në moderim, që do të thotë, mesatarisht jo më shumë se dy pije në ditë për meshkujt dhe jo më shumë se një pije në ditë për femrat.

Të pini shumë alkool mund të rrisë nivelet e yndyrnave të triglicerideve në gjak dhe të çojë në gjendje si:
-Hipertension (presion i lartë gjaku)
-Fibrilacion atrial

Humbja e peshës
Humbja e peshës së tepërt mund t’ju ndihmojë të ulni nivelet tuaja të kolesterolit:

Disa këshilla si mund të humbni peshë:
-Provoni të bëni ndryshime në mënyrën e ushqyerjes dhe të fokusoheni në kontrollin e porcioneve.
-Zgjidhni proteina të buta, drithëra të plota, fruta dhe perime.
-Mundohuni të limitoni yndyrnat e pashëndetshme, ushqimet e përpunuara dhe snacket me sheqer.
Mundohuni të shtoni më shumë aktivitet fizik në rutinën tuaj javore për të rritur djegien e kalorive kështu që numri i kalorive që po konsumoni, është më pak se numri i kalorive që po digjni.

Konsumimi i rregullt i tërshëres ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe sheqerit në gjak

Falë përberësve të saj, na mbron nga kanceri dhe na lejon të kemi mbrojtje më efikase.Prandaj duhet te jete pjese e vaktit tonë të mengjesit .

Shēndeti i Tiroides

Drithërat janë një burim i pasur i manganit, një mineral që rrit prodhimin e hormoneve te tiroides që shpejtojnë metabolizmin. Plus, ngrënia e tërshërës çdo ditë na ndihmon të djegim më shumë kalori.

Mbron organizmin:

Ngrënia e tërshërës për mëngjes na lejon të kemi mbrojtje më efikase, duke mbajtur larg të ftohtin dhe gripin. Beta-glukanet e tërshërës rrisin prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, përgjegjës për luftën kundër viruseve dhe baktereve.

Oreksi

Fibrat e tretshme e tërshërës aktivizojne prodhimin e kolecistokininës në stomak, një hormon i cili, ndër të tjera, gjithashtu ul urinë.

 

…………

Keni herpes në buzë? Ja ilaç për shërimin e tij  

Herpes labialis është një gjendje që përveç që është e dhimbshme, paraqet një problem estetik vërtet të pakëndshëm për të gjithë. Më poshtë keni disa nga metodat se si të shpetoni prej tyre në mënyrë natyrale.

– Ilaçi më efektiv natyror është padyshim hudhra, një ushqim i pasur me veti antibiotike dhe antioksidues. Aplikoni një thelpi të hudhrës direkt në plagë dhe lëreni të veproje për 15 minuta para se ta shpelani me shumë ujë.

– Pirja e qumështit është gjithashtu shumë e rëndësishme për parandalimin dhe trajtimin e tyre. Qumështi përmban lizinë, një aminoacid shumë i dobishëm për trajtimin e kësaj gjendje. Ju gjithashtu mund të aplikoni disa pika qumësht direkt në herpes.

– Për të përshpejtuar trajtimin e tyre mund të aplikoni edhe disa pika lëng limoni. Përveç dezinfektimit, limoni zbut të gjitha simptomat.

– Ilaçi i fundit por jo më pak i efektshëm kundër tyre është kamomili. Përveç trajtimit më të shpejtë, kamomili parandalon përhapjen e infeksionit në zona të tjera të gojës. Aplikoni një garze kamomili për rreth 5 minuta. Nëse herpesi është i brendshëm, përdorni kamomil për të gargarë.