Si t’i kuptojmë dhimbjet e stomakut, të kolitit, kyçeve dhe therjet në zemër

777
Sigal

Dhimbja në trup është një shenj që tregon me forcë ekzistencën e një sëmundjeje të rëndësishme, që duhet parë nga mjeku
Ka shumë njerëz që, edhe pse nuk janë të sëmurë, ndiejnë vazhdimisht simptoma të ndryshme: trupi i tyre shfaq pa ndërprerje shqetësime të vogla, që duke u bashkuar me njëra-tjetrën nuk kanë të ndalur. Dhembja e kokës së mëngjesit ia lë vendin djegies së stomakut para drekës, gjë që më pas nxit tretjen e ngadaltë dhe kjo pastaj dëmton kolitin. Kështu, pas një periudhe qetësie fillojnë të dhembin muskujt e qafës, që shoqërohen me dobësi të përgjithshme dhe gjithçka përfundon pas mesnatës, kur jeni përpëlitur sa andej këndej nëpër shtrat për t’ju zënë gjumi. Ditët e tyre janë si kjo që përshkruam më lart: një jetë “kundër erës”.

per me teper lexoni Gazeten Telegraf