Mjekësi/ Ja si të përdorni piperin për përmirësimin e tretjes, qarkullimin e gjakut dhe celulitin. Lëngu i ananasit ilaç për fytin

37

Nuk këshillohet për ata që vuajnë nga dispepsia, gastriti, pankreasi dhe ulçera, sepse irriton mukozën e traktit tretës

Sigal

Piperi ju ngre humorin, përmirëson tretjen,qarkullimin e gjakut dhe lufton celulitin

I zi ose i gjelbër, i bardhë ose i kuq, aroma e tij të ngre humorin, përmirëson tretjen,
qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në luftimin e celulitit. Ka aromë pikante, të fortë, rigjallëruese; është një erëz e çmuar, me erë druri dhe shije djegëse, që u jep shije gatimeve;
mund të përdoret në çdo stinë, por në janar preferohet më shumë.
Piperi
Po flasim për piperin që zakonisht e përdorim në kuzhinë, shija e fortë e të cilit i detyrohet pranisë së piperidinës, një substancë që gjendet në lëvoren e farave. E njëjta bimë prodhon si
piperin e zi (më pikantin) ashtu edhe atë të bardhë: i pari ka aromë më shpuese dhe përftohet duke tharë në diell farat e papjekura me lëvore, ndërsa piperi i bardhë, që ka aromë më të butë, përftohet duke njomur me ujë deti frytet e pjekura. Ka edhe piper të kuq, që vjen nga Amerika e Jugut dhe piper jeshil, i cili konservohet si turshi. Është një piper i papjekur dhe konservohet me uthull: të dyja llojet kanë shije të butë dhe mund të përzihen në tavolinë me piperin e zi e të bardhë.
Për çfarë shërben piperi?
Duke e shtuar në ushqime në sasi të vogla, piperi është një ilaç për tretjen dhe parandalimin e
formimit të gazrave të zorrëve që sjellin ndjesinë e pakëndshme të fryrjes; gjithashtu piperi
mund të përdoret në formën e kurave me aromaterapi. Cilësitë e ndryshme të piperit mund të ndihmojnë në mbajtjen larg nga ushqimi. Dihet se piperi ndihmon tretjen duke nxitur sekrecionet e lëngjeve të stomakut dhe shmang rëndesën që zakonisht ndihet pas ngrënies së darkës. Por lista e efikasitetit të tij nuk përfundon këtu. Ja si vijon: – Shmang rëndesën.
-Përmirëson qarkullimin dhe lufton mbajtjen e ujit.
-Nxit aktivitetin cerebral dhe mban larg ndjenjën e pakënaqësisë që shpesh sjell stres.
-Vepron si nxitës dhe përforcues.
Kujdes, nuk këshillohet për të gjithë Për shkak të vetive nxitëse, piperi duhet të konsumohet me kujdes, pa e tepruar. Nuk këshillohet për njerëzit që vuajnë nga dispepsia, gastriti, pankreasi, ulçera e stomakut, sepse irriton mukozën e traktit tretës. Nuk rekomandohet as për personat që vuajnë nga hemorroidet. Gjithashtu sasia e madhe e piperit shkakton një rritje të tensionit të gjakut, kështu që personat me hipertension duhet ta shmangin në maksimum. Vaji i piperit përmirëson qarkullimin e gjakut Sipas mjekësisë indiane, vaji esencial
i piperit të zi ose jeshil mund të përdoret gjithashtu për të përgatitur një pomadë masazhi që kombinon efektin e hollimit me atë të aromaterapisë: 100 ml vaj bajame përzihen me 5 pika vaj piperi të zi, 10 pika vaj livando, 5 pika vaj sandali, 5 pika vaj tejmani. Masazhi mund të kryhet në çdo zonë të trupit, pas dushit të mëngjesit: përzierja përveçse zbut lëkurën, favorizon eliminimin e ënjtjeve dhe depozitave të indit dhjamor, shenja tipike të personave
që kanë probleme me celulitin. Nuk këshillohet për njerëzit që vuajnë nga dispepsia, gastriti, pankreasi, ulçera e stomakut, sepse irriton mukozën e traktit tretës. Nuk rekomandohet as për personat që vuajnë nga hemorroidet. Gjithashtu sasia e madhe e piperit shkakton një rritje të tensionit të gjakut
STUDIM AMERIKAN/
Simptomat e autizmit mund të zhduken

Disa fëmijë, te të cilët është diagnostikuar autizmi në vitet e hershme, më vonë humbin krejtësisht simptomat e asaj sëmundjeje, zbulon një studim i vogël amerikan, i kryer në Universitetin e Konektikatit. Janë studiuar rastet e 34 personave, të cilëve Mosfunksionimi i
ereksionit dhe sëmundjet e zemrës Hulumtimi i shkencëtarëve australianë ka zbuluar një
lidhje të fortë ndërmjet mosfunksionimit të ereksionit dhe rrezikut më të madh nga
sëmundjet e zemrës. Revista shkencore ‘PLoS Medicine’ shton se si mosfunksionimi i ereksionit është i lidhur me rrezikun më të madh nga vdekja prej sëmundjeve të zemrës. Lidhja e zbuluar ka qenë edhe më e theksuar te meshkujt me raste më të rënda të mosfunksionimit të ereksionit. Në hulumtimin e ri ishin përfshirë shumë herët u është diagnostikuar autizmi, por që në mes të moshës 18 dhe 21-vjeçare më nuk kanë
treguar asnjë shenjë të asaj sëmundjeje. Ata nuk kanë pasur më problem me të folur, me përsëritje të veprimeve të caktuara, me komunikim, njohje fytyrash dhe me ndërveprim shoqëror – të gjithë këta indikatorë të autizmit. Studimi nuk i përgjigjetpyetjes se deri në çfarë përqindjeje të fëmijëve me autizëm mund të pritet zhdukja e të gjitha simptomave, por është e qartë se bëhet fjalë për një përqindje të vogël. rreth 9 500 meshkuj më të
vjetër se 45 vjet, të cilët janë përcjellë 2 deri në 3 vjet. Shkencëtarët kanë sqaruar se ky mosfunksionim nuk është shkaktar, por një shenjë e hershme e paralajmërimit të sëmundjeve të zemrës.

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur lini alkoolin?

Nëse vendosni që të hiqni dorë nga alkooli, kjo mund ta transformojë trupin dhe mendjen tuaj. Dëmi i bërë si pasojë e alkoolit mund të përmirësohet. Për disa ditë Nëse hiqni dorë nga alkooli, lëkura juaj do të jetë shumë më e hidratuar. Po ashtu, zbokthi dhe ekzemat do të zhduken. Po ashtu, ndryshime pozitive do të ndieni edhe derisa flini, ndërsa në mëngjes do të kenimë shumë energji.

Për disa javë

Duke pasur parasysh se alkooli dërgon drejt depresionit, tashmë do të ndieni disponim dhe do ta keni më të lehtë që të mendoni. Shumica alkoolin e konsumojnë për t’u relaksuar, por me kalimin e kohës e kuptojnë se është krejt e kundërta.

Për disa muaj

Alkooli kryesisht është plot me sheqer dhe kalori të zbrazëta, të cilat manifestohen si shtresa dhjami në stomak, që edhe është lloji më i rrezikshëm i dhjamit. Muskujt do të fillojnë t’ju paraqiten, por do të keni më shumë dëshirë për ëmbëlsira. Do të keni më shumë energji dhe më shumë shanse, nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.

Lëngu i ananasit ju qetëson fytin dhe mbron lukthin nga tumoret

Hulumtimet tregojnë se anan asi forcon sistemin imun, ndihmon në mposhtjen e plogështisë dhe lodhjes, si dhe forcon fuqinë.  Lëngu i ananasit është i njohur edhe si ilaç i shkëlqyeshëm në lehtësimin e dhimbjeve të fytit. Madje, edhe këngëtarët botërorë betohen se ky ilaç i freskët natyral është lëngu më i mirë në kujdesin e fytit. Për këtë janë bindur edhe ata persona që në të kaluarën i kanë munduar pezmatimet. Ananasi posedon një përmbajtje të lartë të acideve të pemëve, që luajnë rol të rëndësishëm edhe në parandalimin e kancerit në lukth. Këto acide parandalojnë grumbullimin e substancave kancerogjene në lukth, duke ndikuar në punën më të shpejtë të metabolizmit.