Ministri i Shëndetësisë Beqaj: Investimet e reja në shëndetësi, falë buxhetit shtesë

476
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka publikuar në statusin e tij Twitter shifrat e investimit në sistemin e shëndetësisë nga buxheti shtesë për shëndetësinë. “Ja investimet e reja falё buxhetit shtesё nё shёndetёsi me aktin normativ tё buxhetit 29 korrikut 2015”, shkruan Beqaj. Ministri i Shëndetësisë, Beqaj, publikon me poster grafik investimet në sistemin shëndetësor, ku shpjegon se “Investimet e reja në shëndetësi me aktin normativ të buxhetit ne korrik 2015, janë 100 milionë lekë, Rezonancë Magnetike për spitalin Rajonal Shkodër. 

54 milionë lekë, pajisje mjekësore për Shërbimin e Kardiologjisë në spitalin Universitar dhe Rajonal. 4 ECHO kardiake, 4 tapetë për provë ushtrimore të zemrës, 20 aparate Holter EKG për tensionin arterial, 20 aparate Holter monitor për ritmin kardiak, 26 EKG. 57 milionë lekë pajisje mjekësore për qendrën shëndetësore Divjakë, poliklinika e specializuar Nr. 1 Tiranë, Paskuçan, dhe dy shtëpitë e mbështetura të shëndetit mendorë Korcë. 86 milionë lekë për maternitetin e Gjirokastrës”.
Sigal