Indi/ Krim për nder, dy vëllezër i presin kokën motrës dhe shëtisin me të në fshat

467
Një vajzë indiane e moshës 17 vjeçare, Phool Jehan, u ekzekutua nga vëllezërit e saj në shtetin e Uttar Pradesh pasi nuk u ishte bindur urdhrit të tyre për t’i dhënë fund një historie dashurie me një burrë, i cili ishte edhe kushëriri i tyre. Në një rit makabër, dy vëllezërit e së resë Gul Hasan 25 vjeç dhe Nanhey Hasan 20 vjeç, parakaluan nëpër fshatin Bamani Chowki me kokën e motrës në dorë, duke bërtitur “me këtë krim pastruam nderin e familjes tonë”.
Lidhja mes të resë dhe të dashurit të saj, Mohammad Achchan, vazhdonte prej kohësh aq sa dy familjet ishin mblodhën për të zyrtarizuar një kontratë martesore islame, e njohur si “nikah”. Gjithçka dukej se shkonte normalisht, nëse dy vëllezërit e 17 vjeçares nuk do e kishin kundërshtuar lidhjen si të pamoralshme duke këmbëngulur që të ndërpritej.
Ky rast shkaktoi një sherr të dhunshëm, ku e reja u rrah egërsisht, duke bërë që të arratisej nga shtëpia për të shkuar të i dashuri. Në shtëpinë e Mohammad Achchan shkuan vëllezërit e saj, të cilët e tërhoqën Phool me dhunë, e rrahën në publik dhe e therën me dy thika.
Mediat indiane shkruajnë se në këtë pikë të pakënaqur nga veprimi i tyre, dy vrasësit e mbajtën kokën e motrës si trofe rrugëve të fshatit, duke pretenduar se ishte një mësim për gjithë vajzat e tjera që do vepronin si Phool. E sinjalizuar për këtë rast policia arrestoi njërin nga vëllezërit, ndërsa i dyti i cili mban ende kokën e motrës është shpallur në kërkim.
Sigal