‘Me përmbajtje kancerogjene’/ BE heq nga qarkullimi akulloret dhe çokollatat, AKU asnjë njoftim për shqiptarët

729
Sigal

Një sërë produktesh si akullore dhe biskota, prodhim i markave të njohura ndërkombëtare, si Snickers, Smarties, Lion, Nestlé, Pilpa etj, rezultojnë me përmbajtje lëndë toksike duke e bërë të rrezikshme për konsumatorin.

Pas alarmit të dhënë nga autoriteti ushqimor i Francës, shtetet e tjera të Unionit por dhe të rajonit kanë tërhequr nga tregu këro produkte më përmbajtje kancerogjene.

Teksa Franca, Beligjika, Serbia, Qipro kanë marrë masa në mbrojtje të konsumatorëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri nuk ka bërë asnjë njoftim për rrezikun që mund t’u kanoset qytetarëve.

Akulloret dhe biskota, të markave si Snickers, Smarties, Lion, Nestlé, Pilpa sipas autoriteteve ushimore të vendeve të Bashkimit Europian, janë të  kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksidin e etilenit, dhe janë ndaluar që të tregtohen.

Oksidi i etilenit, i cili është i ndaluar në vendet e BE, është një gaz pa ngjyrë, i cili merr flakë shumë lehtë, dhe përdoret në industrinë ushqimore si një sterilizues.

Sipas ekspertëve ai ka aftësinë që të dëmtojë ADN-në si dhe të shkaktojë kancer.