Shqiptarët konsumojnë kripë gati tre herë me shumë se normat e rekomanduara.
Për herë të parë është kryer një studim me qytetarë në Tiranë ku rezultatet janë alarmante.
“Rezultoi se konsumonim 13.8 gram kripë në 24 orë, ndërkohë që OBSH rekomandon më pak se 5 gram kripë në 24 orë”, shprehet mjeku.
Konsumimi i tepërt i kripës çon ne rritjen e presionit te larte te gjaku i cili është kthyer shqetësim për shëndetit publik pasi 35% e te rinjtë 18 vjeç e lart në vendin tonë janë me hipertension dhe ky i fundit shkakton goditje në tru e rrjedhimisht rritje te vdekshmërisë
“Për të ulur zhivën e aparatit te tensionit me vetëm 5 milimetra duhet te ulim sasinë konsumit te kripës aq sa thotë OBSH me pak se 5 gram“, shton mjeku.
Mjeket thonë nëse doni te jetoni gjate reduktoni kripën në dietën tuaj. Por si ta bëjmë ketë ?
“Reduktoni kripën, 67% te kripës e marrim në ushqimet e procesuara, në sallame”, shton më tej ai.
Në restorante jashtë nëse te duhet kripe shtese duhet ta kërkosh e kundërta ndodh në restorantet në Shqipëri ku kripën në tavolinë.